Flash

Cardi B: “Dikush vdiq kur po bëja vithet”

Lapsi.al 10 April 2018
Cardi B: “Dikush vdiq kur po bëja vithet”

Cardi B ka pranuar se ka marrë injeksione në mënyrë të jashtëligjshme në të pasme, në një bodrum në Queens.

Reperja 25-vjeçare, e cila është duke pritur fëmijën e saj të parë, kujtoi dhimbjen torturuese që përjetoi pasi iu nënshtrua procedurës së rrezikshme, në një intervistë për GQ këtë javë.

Autorja e hitit “Bodak Yellow” tregoi se arsyeja përse vendosi të ndryshojë pamjen e saj katër vite më parë, ishte tradhtia.

Ajo zbuloi se i dashuri e kishte tradhtuar me një femër që kishte të pasme të mëdha. Për të zmadhuar fundshpinën e saj, Cardi pagoi 800 $ dhe ndërhyrja u bë në një bodrum në Queens të Nju Jorkut.

Megjithatë reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, nuk ua këshillon këtë ndërhyrje femrave të tjera:

“Ata nuk i mpijnë vithet me asgjë. Ishte dhimbja më e çmendur që kam pasur ndonjëherë. Ndjeva sikur po më binte të fikët. Ndjeva sikur isha e tronditur dhe kjo gjendje vijoi për 5 ditë”.

Vendimi për të rritur madhësinë e të pasmeve, gjithashtu ndikoi në punën e saj të mëparshme si striptiste, falë të cilave fitoi më shumë para.

Kjo bëri që Cardi B të ishte e kënaqur me rezultatin dhe ta mendonte sërish një ndërhyrje të dytë, por kurrë nuk e bëri atë:

“Në kohën kur po shkoja ta bëja, zonja u arrestua për shkak se kishte vrarë dikë”, tha ajo.

Ajo nuk e identifikoi gruan, por Cardi po fliste për Tamira Mobley, e cila aksidentalisht vrau një studente në vitin 2013 duke injektuar silikon toksik në të pasmet e saj.

Mobley u burgos në janar 2018 pasi u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së dytë.

Të këshilluara

Beyonce fut në "sherr" kompanitë filmike

Sipas burimeve pranë Beyonce-s dhe kompanisë së saj, Parkwood Entertainment, këngëtarja e njohur po përgatitet të publikojë një dokumentar që do të tregojë jetë...

13:20

Eugent Bushpepa anulon turneun e Eurovisionit

Eurovonix ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne. Sipas asaj që shkruan “Panorama”,...

12:42

Justin irriton fansat me këtë gjest (Foto)

Nuk është një sekret që Justin Bieber nuk është edhe aq i sjellshëm me fansat e tij. Këngëtari e ka deklaruar publikisht që nuk dëshiron shumë kontakt me fansat...

17:57

Prishila Presley: Elvisi bëri vetëvrasje

Elvis Presly ia mori vetë jetën vetes kur pësoi edhe infarktin në gusht të vitit 1977 si pasojë e abuzimit me drogën . Sipas asaj që ka zbuluar ish-bashkëshortj...

17:41

Fiksimet e personazheve të njohur (Foto)

Vajzat dhe djemtë kanë patur fiksim një person të famshëm ose jo të cilin e rikujtojnë gjithmonë. E njëjta gjë ndodh edhe me personazhet e famshëm. Shumë prej t...

16:06

Ndryshimi i "çmendur" i Dua Lipës në stil

Ajo është e re (22 vjeç), është e mrekullueshme dhe ka një zë vrasës që e kemi dëgjuar fillimisht në këngën e parë “Be the one”. Kështu e nis shkrimin Cosmo...

15:56

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI