Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Plagosja e rivalit të Shullazit, kush është bashkautori që u arrestua

Lapsi.al 9 April 2018
Plagosja e rivalit të Shullazit, kush është bashkautori që u

Policia e Tiranës arrestoi edhe një tjetër autor që ishte në kërkim për plagosjen e dyfishtë, që ndodhi para dy muajsh në zonën e Selitës.

I arrestuari është Redi Palushi, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 16 shkurt, kur mbeti i plagosur Valmend Pelivani dhe shoku i tij, Renato Hoxha. Ndërsa vijon të jetë në kërkim vëllai i Palushit, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkautor në ngjarje. Dy ditë pas përplasjes me armë, Policia e Tiranës arrestoi Florjan Musajn, 25 vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe njërin nga të plagosurit, Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç. Gjithashtu Policia tha se ishte bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë për ketë ngjarje, F.P., 24 vjeç dhe Redi Palushi, 22 vjeç, që u arrestua dje. “Këta persona akuzohen për ngjarjen e ndodhur më datë 16 shkurt, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Irfan Tomini’, ku gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon (Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxha, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, me një krehër me 2 fishekë”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës dy ditë pas plagosjes. Njëri nga të plagosurit, 27- vjeçari Valmend Pelivani, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës. Në vitin 2015-të ai u bë protagonist i dy ngjarjeve, në fillim dhe në fund të vitit. Një herë si i dëmtuar dhe më pas si autor i një ngjarjeje, për të cilën edhe u arrestua bashkë me një polic burgjesh. Në janar të vitit 2015- të, Pelivani mbeti i plagosur në ambientet e një qendre tregtare te Rruga e Kavajës, ngjarje për të cilën u arrestua vëllai i Gilmando Danit, një prej miqve më të afërt të Emiljano Shullazit. Orges Dani dhe dy persona të tjerë u arrestuan më 19 janar të vitit 2015-të, ndërsa Gilmando Dani u shpall në kërkim për tentativë vrasjeje, shkruan Panorama. Vetë i dëmtuari, Valmend Pelivani, nuk kallëzoi me emra autorët që e kishin qëlluar, duke pretenduar se nuk i njihte. Më vonë, në dhjetor të po atij viti, Pelivani arrestohet nga Policia e Tiranës, bashkë me një polic burgjesh, pasi u dyshuan se kishin kërcënuar me armë 26-vjeçarin Edison D.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI