Flash

Gruaja e Buffon/ Gazetarja Ilaria D’Amico, gafë LIVE me Mauricio Sarrin

Lapsi.al 9 April 2018
Gruaja e Buffon/ Gazetarja Ilaria D’Amico, gafë LIVE me Mauricio

Ishte një moment i sikletshëm ai në lidhjen direkte televizive pas ndeshjes Napoli-Chievo (2-1). Ndodhi në transmetimin LIVE të SKY kur në lidhje diskete nga stadiumi ishte trajneri i Napolit Maurizio Sarri.

Prezantuesja e Ilaria D’Amico ka ngatërruar një banderolë që çdo ndeshje shpaloset në sektorin B të stadiumit për të kujtuar tifozin e ndarë nga jeta Pasquale D’Angelo, me një banderolë dedikuar Sarrit.

“Çfarë efekti të jep kur sheh imazhin tënd në shkallët e stadiumit në krah të Maradonës?”- pyeti D’Amicio. Menjëherë trajneri që e kuptoi gafën u përgjigj me finesë: “Nuk është një banderolë dedikuar mua, por një tifozi të Napolit të vdekur gjatë një transfertë, por që më ngjan pak.” Nuk ka munguar edhe ndjesa e SKY me anë të drejtorit Federico Ferri.

“Banderola në San Paolo pranë asaj të Mardonës përfaqëson një tifoz të madh të Napolit, Pasquale D’Angelo, që humbi jetën 3 vjet më parë në Moskë. Nuk është ajo e Sarrit. Në “Sky Calcio Show” e kemi ngatërruar dhe i kërkojmë ndjesë kur u ndje i prekur”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Një autogol shpëton PSG nga humbja

PSG nuk arriti të fitojë në ndeshjen hapëse të javës së 32-të në Ligue 1 duke u ndalur në një barazim 1-1, në transfertën ndaj Saint Ettiene. Skuadra e drejtuar...

23:22

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI