Flash

Masakër me armë kimike mbi civilët në Siri, dhjetëra viktima e mijëra të plagosur

Lapsi.al 8 April 2018
Masakër me armë kimike mbi civilët në Siri, dhjetëra

Armët kimike vrasin sërish civilë në Siri. Të paktën 70 persona humbën jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë u lënduan kur një helikopter i ushtrisë siriane hodhi  një fuçi me lëndë të rrezikshme kimike në qytezën Douma në periferi të Damaskut. Shumica e të prekurve nga sulmi janë fëmijë. Mjekët vullnetarë në terren thanë se nga simptomat dyshohet për një përzierje të gazit sarinë me atë klorinë, me një efekt negativ tepër të fortë në shëndet, nga parazila e sistemit nervor, bllokimi i funksionimit të organeve e deri në vdekje.

Prej ditësh forcat qeveritare siriane bombardojnë pozicionet e ekstremistëve të grupit Jaish al-Islam në Douma, ndër të paktat zona të mbetura në duar te rebelëve në periferi të Damaskut. Departamenti amerikan i shtetit fajësoi për sulmin regjimin e Bashar al-Asadit dhe Moskën që e mbështet. Por qeveria siriane dhe ministria e jashtme ruse e konsideruan sulmin “trillim” të rebelëve të mbështetur nga perëndimi për të fituar kohë para disfatës përfundimtare.

Që prej nisjes së konfliktit 7 vite më parë, janë kryer disa sulme me armë kimike në Siri. Më i fundit, ai i Kan Shejkunit në prill të 2017-ës kur qeveria siriane u akuzua për vrasjen me gaz Sarinë të 80 civilëve.

Të këshilluara

Del nga burgu ish-Presidenti i Katalonjës

Ish-Presidenti katalanas, Carles Puigdemont doli nga burgu në Gjermani, pasi pagoi 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, deri sa të merret vendimi për ekstra...

18:57

Si po zhbëhet Stambolli europian

Rexhep Taip Erdoan, i cili nga zgjedhjet e vitit 2019 dëshiron të dalë si presidenti i parë me kompetenca sulltani, po luan lojën e tij më të dashur: të përçajë...

18:40

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI