Flash

Zbardhet ngjarja/ Kush qëndron pas sulmit me furgon në Gjermani (VIDEO)

Lapsi.al 7 April 2018
Zbardhet ngjarja/ Kush qëndron pas sulmit me furgon në Gjermani

Një furgon u përplas me turmën e kalimtarëve në qytetin Munster në Gjermani. Bilanci zyrtar është i viktimave është 2 të vdekur dhe 20 të plagosur nga të cilët 6 janë në rrezik për jetën. Autori i sulmit më pas vrau veten përpara se të mbërrinte policia.

Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, ai është Jens R. një gjerman 48-vjeçar me probleme psiqike. Edhe në të kaluarën në vitin 2014 dhe në 2016-ën ai ishte vënë re për problemet e tij. “Nuk ka shenja për një sulm terrorist” – shkruan e përditshmja gjermane.

Schwer bewaffnete Einsatzkräfte vor dem Haus des mutmaßlichen Täters

“Në fillim agjentët patën frikë se furgoni i lëshuar mbi turmën mund të kishte eksplozivë në brendësi” - raporton televizioni gjerman NTV.

“Jemi të angazhuar në terren me të gjitha forcat tona në dispozicion të qytetarëve” – thuhet në njoftimin e policisë gjermane në faqen e saj në Twitter.

</p><p>

“Situata është ende e paqartë. Ju lutemi të mos spekuloni” – vijon deklarata në lidhje me autorin e masakrës. Burimet e medieve gjermane thonë se po hetohet për lidhjet e autorit dhe nëse ai është përdorur për të kryer këtë akt.

LEXO EDHE: Sulm terrorist në Gjermani/ Furgoni hyn mes turmës, 3 të vrarë mbi 50 të plagosur

Kryebashkiaku i Muenster, Markus Lewe tha se autoritetet nuk i dinë ende motivet e ngjarjes dhe se kush qëndron pas shoferit të furgonit. Ai u përplas me klientët e barit të njohur “Kiepenkerl” në qendrën historike të qytetit.

“I gjithë qyteti qan sot për këtë krim të rëndë. U qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave ndërsa urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit” – e mbylli kryebashkiaku. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=bYfUZc3NQ0I

Të këshilluara

Faktet / Rama korruptuesi më i madh i mediave

Kryeministri Rama sa herë është në hall ose sa herë kapet me presh në duar, përdor të njëjtën manovër për të dalë nga situata. Fajin e ka Saliu dhe mediat e kaz...

14:57

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI