Flash

FOTO/ Bayerni shpallet Kampion i Gjermanisë për herë të 6-të radhazi

Lapsi.al 7 April 2018
FOTO/ Bayerni shpallet Kampion i Gjermanisë për herë të

Bayerni i Mynihut është zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të gjashtë radhazi dhe për herë të 28-ë në histori. Skuadra e Jupp Heynckess e siguroi titullin 5 javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhti 1-4 Augsburgun në derbin bavarez.

Tashmë diferenca me vendin e dytë është e tillë që nuk mund të rikuperohet në javët e mbetura edhe nëse Bayerni i humbet të gjitha takimet. Edhe pse e nisën keq ndeshjen, duke u ndëshkuar me autogolin e Sules, futbollistët e Bayernit u kthyen me dy gola brenda pjesës së parë, me autorë Tolisso dhe James Rodriguez.

Në pjesën e dytë e gjetën rrjetën Robben dhe Wagner për rezultatin përfundimtar 1-4. Në vendin e dytë ndodhet Schalke dhe në të tretin Borussia e Dortmund.

Nach dem Abpfiff: Jupp Heynckes wird gefeiert und feiert seine Spieler. Franck Ribéry gewann mit den Bayern seine 8. Meisterschaft

Meister-Jubel: Karl-Heinz Rummenigge und Uli Hoeneß feiern einen Bayern-Treffer

James trifft zum 2:1 und bereitet die Meister-Party vor

 

Të këshilluara

VIDEO/ Një autogol shpëton PSG nga humbja

PSG nuk arriti të fitojë në ndeshjen hapëse të javës së 32-të në Ligue 1 duke u ndalur në një barazim 1-1, në transfertën ndaj Saint Ettiene. Skuadra e drejtuar...

23:22

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI