Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Lapsi.al 5 April 2018
Pse dhuna është e vetmja rrugë

Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë, rrugëve të përbashkta dhe pronave të oligarkëve, me të cilët po qeveris kryeministri.

Dua të jem i qartë që në fillim.

Sipas meje kjo është thjeshtë vetëmbrojtje. Dhuna është tjetër gjë. Dhunë është ajo që po ushtron pushteti. Dhunë është që pronat publike, trojet pa pronarë të ndërtimit, inceneratorët për djegien e plehrave, pallatet tek Teatri Kombëtar dhe kulla tek stadiumi, u falen oligarkëve që ndajnë paratë me pushtetin. Dhunë është kur për koncesionin e Check Up-it shtohen pa nevojë paratë, megjithëse në spitale nuk ka fonde për të sjellë mjekimin e kimioterapisë. Dhunë është kur një anonim i panjohur, mik i ministrit, fiton koncesionin e pajisjeve mjeksore, që sot kirurgëve u thyen në duar. Dhunë është kur votat rrëmbehen me premtimin zero ndërtime dhe pastaj shpik qindra mashtrime vetëm për të mbushur xhepat me paratë e kullaxhinjve.

Lexo më tej:

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Provokacja e Mustafa Nanos që e përdor fjalën “vandal” njësoj si Rama

Pikërisht ndaj kësaj dhune, që dirigjohet nga tepsia e mbetur në një dorë të vetme, duhet reaguar.

Ditët e fundit ne jemi ndeshur me dy lloj reagimesh.

I pari ishte ai i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Ata u përballën me urdhërin për t’i nxjerrë për leckash nga godina, sepse aty duhej të ngriheshin gjashtë kulla mbi pronë publike. Me pathosin, edukatën, naivitetin dhe lirizmin që i karakterizon, këta artistë nisën të protestojnë. Por, as ditirambet epike të Bujar Asqeriut, as racionaliteti serioz i Robert Ndrenikës, nuk patën asnjë efekt. Pa pyetur për zërin e tyre, madje duke i ndërprerë edhe publikisht fjalën Ndrenikës, Rama i mblodhi në kryeministri aktorët për t’ua përplasur në fytyrë mandatën: “Gërmadha juaj do të shembet”. Natyrisht, si gjithnjë, me një projekt të miratuar vetëm nga ai dhe me një firmë ndërtuese që do t’i dhurohet tokë publike pa garë dhe pa tender.

Ashtu si me aktorët, Edi Rama mendoi të sillej edhe me kuksianët. Ai organizoi një tender banditesk, ku u zhduk sa hap e mbyll sytë fituesi i vendit të parë (më pas nën rrogoz u përdor një argument erdoganesk, se fituesit ishin gylenistë). Më pas ai nxitoi të vinte traun që në xhepat e konsesionarit të futeshin me urgjencë eurot e trafikut që vjen bashkë me stinën e verës. Dhe aq arrogant e mospërfillës ishte ky tra, sa që privati të mos harxhonte para për ndërtimin e shumë pikave, u caktua një taksë e njëjtë si për atë që bënte rrugën Tiranë- Prishtinë, si për atë që duhet të bënte vetëm pak kilometra për të shpënë fëmijën në spital.

Kështu ishte kjo histori arrogance pushteti që nuk përfilli askënd tjetër përpos interesave të Ramës dhe koncesionarit. Kundër kësaj u ngritën kuksianët. Ata reaguan radikalisht, thyen traun, krisën xhamat, shkrumbuan kompjuterat dhe e rrëzuan barrierrën oligarkike, që kërkonte t'u merrte frymën.

Me sa duket kishin të drejtë.

Po të gjykosh nga justifikimet e sotme të kryeministrit del se po. Ai kërkoi ndjesë disa herë. Ai tha se qeveria kishte gabuar që nuk kishte bërë punën e duhur sqaruese. Ai filloi të flasë për klauzola kontrate që lehtësojnë banorët dhe ideja se kuksianët do të diskriminohen pozitivisht për taksën e rrugës, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës edhe brenda mazhorancës (madje bashkë me të si bonus u dha dhe hapja e aeroportit që mbetet i kyçur prej vitesh).

Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e "vandalëve” kuksianë.

Vetëm me dy shembujt e fundit, Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm. Ata tërhiqen vetëm para asaj që kanë filluar ta etiketojnë si dhunë, megjithëse nuk është gjë tjetër veçse vetmbrojte e thjeshtë ndaj dhunës sistematike që po ushtrohet prej pesë vitesh.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare ...

17:37

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Nga Fatos Lubonja Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa...

13:30

Kuksianët që i morën frymën Ramës

Edi Rama ishte për të ardhur keq. Përtej kërcënimeve boshe kundër ushtruesve të dhunës, përtej gafurrjes për zbatimin e ligjit, sot para shqiptarëve ka dalë një...

20:30

Komandantët vrasës të UÇK-së

Ish komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin m...

21:00

Loja e Ramës me ariun rus

Një gjest solidariteti i qeverisë shqiptare me aleatët e saj perendimorë, për të përzënë nga vendi diplomatët rusë të akredituar në Tiranë, nuk mund të shërbejë...

19:32

Edi Rama nuk është car, por rusët i duhen

Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e p...

18:04

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI