Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Fiksojeni këtë burrë. Xhevdet Sopaj, loloja kuksian i Edi Ramës (Video)

Lapsi.al 5 April 2018
Fiksojeni këtë burrë. Xhevdet Sopaj, loloja kuksian i Edi

Në teatrin që Edi Rama zhvilloi sot me disa nga rrogëtarët e tij, që u mundua t’i shesë si banorë të Kukësit, ra mbi të gjitha në sy njëri prej tyre që nuk përmbahej në adhurimin për Kryeministrin. Xhevdet Sopaj (foto sipër) e falenderoi disa herë atë duke e quajtur njeri i punës. Luajti rolin që socialistët e kanë banalizuar deri në neveri, atë të të djathtit të penduar, anatemoi lidershipin e opozitës që po mundohet t’i përdorë kuksianët dhe shpjegoi arsyet se pse ai kishte votuar për Rilindjen dhe në veçanti për intelektualin e veçantë kuksian, Safet Gjicin.

Aq dashuri burrërore kishte Xhevdeti për Kryeministrin, sa më shumë foli pro tij dhe kundër opozitës duke harruar që aty i kishin dhënë rolin e gjoja mbrojtësit të kuksianëve.

Menjëherë PD doli me një njoftim që e quajti atë si një të dënuar për armëmbajtje pa leje, që KQZ i kishte prerë mandatin si këshilltar bashkiak, për moskallzim të dënimit.

Por, në atë farsë më e rëndësishme se bythëlëpirja e Xhevdetit të penduar ishte reagimi i Ramës. Kur Sopaj e mori fjalën sërish në fund të takimit për t’a lavdëruar, dhe për të sharë opozitën ky i fundit e ndërpreu me neveri duke i thënë se nuk jemi këtu për këtë punë. Me sa duket edhe vetë Rama më në fund e kuptoi se sa keq e diskreditonin “platformen e bashkeqeverisjes me popullin” idhtarët e Safet Gjicit.

©Lapsi.al

https://youtu.be/x_kxM5X1z50

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI