Flash

Fakti/ Ku gënjeu kryeministri me ndjesën ndaj kuksianëve

Lapsi.al 5 April 2018
Fakti/ Ku gënjeu kryeministri me ndjesën ndaj kuksianëve

Edi Rama sot ka krijuar një skenë ashtu siç do ta donte ai mbarë Shqipërinë. Teksa vendosi të bënte një piruetë të madhe, t’u kërkonte falje kuksianëve, të thoshte se për ta tarifa e rrugës së Kombit ishte e nxituar, se kjo kishte ardhur nga mungesa e eksperiencës e një praktike që zhvillohet në Shqipëri për herë të parë, ai e shndërroi të gjithën në një farsë.

Duhen vënë re dy momente.

Së pari, ai mbajti fjalën e parë në parlament në një sallë ku nuk gjendej opozita (një javë më parë kur PD dhe LSI kishin qenë aty, pati folur ndryshe).

Së dyti, sikur kjo mos t'i maftonte, ai shpiku një gjoja dialog me qytetarët e Kuksit dhe vuri aty si pupacë rrogëtarët e tij.

Lexo më tej:

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Fiksojeni këtë burrë. Xhevdet Sopaj, loloja kuksian i Edi Ramës (Video)

Por bllofi i Edi Ramës, më shumë se sa tek këto anë të shfaqjes (që shprehin ëndrrën e tij për një skenë pa kundërshtarë dhe pa kritikë) duhet parë tek thelbi i asaj që ka bërë dhe ka thënë.

Rama e shiti taksën e njëjtë për kuksianët si për gjithë shqiptarët (5 euro për një kalim) si një aksident të paqëllimshëm, si një kurth ku ra pa dashje, si një akt normal për një qënie të gabueshme, bërë nga mungesa e eksperiencës por në asnjë mënyrë në keqbesim.

Askush nuk mund t’i thotë se ai po gënjen. Se ai as ka çarë kokën për të varfërit e Kuksit. Se edhe njëherë preokupimi i tij i vetëm ka qenë të mbrojë interesat e oligarkëve.

Por, ama e gjithë vijësjellja e tij si kryeministër na shërben si sfondi i domosdoshëm për të shpjeguar veprimin e tij të fundit. Ai gjithnjë ka marrë anën e të fortëve, të pasurve dhe jo të shtresave të margjinalizuara.

Prandaj edhe këtë radhë, ai nuk mund të vepronte ndryshe. Nëse është e vërtetë ajo që thotë, se s’ka kryeministër që do ta rëndojë me taksa popullin e vet, është po aq e vërtetë edhe tjetra, që ka kryeministra të kapur nga oligarkët që as kanë kohë dhe thjesht harrojnë të mendojnë për qytetarët. Historia e qeverisjes së tij tregon se Edi Rama po u kërkon një ndjesë të shtirë kuksianëve të rëgjuar. Se ai as nuk i ka pasur në mendje kur ka marrë vendimin për taksimin e rrugës.

Kjo është e vërteta e thjeshtë e kësaj hisorie, që me sa duket po hap një faqe të re në shoqërinë shqiptare. Deri më tani kontradikta themelore antagoniste e saj ka qenë ajo mes PD dhe PS. Me qeverisjen e Ramës po fillon një kontradiktë e re: ajo mes një grushti të pasurish dhe pjesës tjetër të të varfërve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI