Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Analiza/ Çfarë fshehu Edi Rama gjatë fjalimit në Kuvend

Lapsi.al 5 April 2018
Analiza/ Çfarë fshehu Edi Rama gjatë fjalimit në Kuvend

Edi Rama sot në parlament dukej sikur sapo kishte zbarkuar nga ndonjë kontinet tjetër dhe krejt papritur ishte ndeshur me padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve gjatë mungesës së tij. Ai mori mbi vete një përgjegjësi abstrakte, pa shkarkuar askënd dhe pa kërkuar asnjë dorëheqje, dhe, pa pikë cipe, deklaroi se taksa për Rrugën e Kombit ishte menaxhuar gabim dhe se këtej e tutje, me aminin e tij, ajo nuk do të vendosej më derisa të gjendeshin modalitetet për të mos rënduar qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth.

Kryeministri, që këtë mandat thotë se po e ndan tepsinë me qytetarët dhe po bashkëqeveris me ta nëpërmjet një platforme të fuqishme që e reklamon madje edhe në mediat afër tij, rezultoi se vetëm ata nuk i kishte patur hiç në hesap kur vuri traun e u kërkoi nga 5 euro sa herë të ngrihej ai. Edi Rama veproi me teorinë e faktit të kryer dhe do të kishte vazhduar njëlloj sikur banorët e Kukësit të mos kishin reaguar me forcën e dëshpërimit.

Ishte kjo forcë që e sprapsi Edi Ramën dhe, mesa duket, është e vetmja gjuhë që mund t'i bëjë efekt një kryeministri në delir. Ai foli në Kuvend për një gabim, madje kërkoi falje, duke dashur të zgjasë karrotën pasi shkopi që tentoi të përdorë iu thye në kokë. Për 5 ditë me radhë, ai nuk e bëri këtë, por provoi me të gjitha mënyrat ta kalonte lumin duke menduar se gjithë kjo histori do të zgjaste vetëm tre ditë dhe më pas, "delet" do të ktheheshin në vathën e tyre të nënshtrimit. Ai nuk la zar të tij pa përdorur për të treguar se protesta në Kukës ishte thjesht një incident lokal, se organizatorët ishin vandalë dhe persona me precedentë penalë, se opozita po manipulonte qytetarët e varfër, etj etj.

Por reagimet masive në rrjete sociale, unifikimi në një zë i opionit publik, jehona që pasoi nga Kukësi në mbarë Shqipërinë, shenjat e rebelimit kundër TVSh për biznesin e vogël dhe dhjetra padrejtësive të tjera, e detyruan që pas 5 ditësh ta merrte bishtin mes shalëve të gjata dhe të pranonte një si lloj gabimi që ai dhe qeveria e tij paskëshin bërë duke mos informuar e duke mos llogaritur si duhej pasojat e taksës së rrugës për banorët e veriut.

Sigurisht që kjo taktikë nuk i pi më ujë një njeriu që e ka humbur me kohë mundësinë për t'i besuar në ato që thotë. Sepse të gjithë e dinë që ai nuk u tërhoq sepse iu dhimbsën banorët dhe krejt papritur ndjeu diçka në zemër për ta. Ai u tërhoq, sepse nga dhjetra abuzime të ngjashme që ka bërë në këto vite me taksat e shqiptarëve, këtë herë i ngeci sharra në gozhdë.

Prandaj në Kuvend gjuha e tij, që flet aq shumë, nuk mund të mos shkonte aty ku i dhemb dhe dhëmbi me të cilin ka kafshuar në këto vite pasuritë publike. Tek koncensionet, me të cilat i ka rrënuar shqiptarët dhe ka pasuruar oborrtarët. Prandaj ai nuk foli vetëm për Kukësin. Por me tërheqjen e përkohshme nga një tarifë koncensionare, kërkoi të lante gjithë mëkatet e milionave të abuzuara ndër vite. Edi Rama kërkoi të shfaqësohej për koncensionin e Check- up dhe dializës, duke thënë shprehjen lapidare që ato janë falas për qytetarët sepse i paguan shteti. Ndoshta mendon se shteti është i tij dhe paratë që dalin nga buxheti janë po ashtu të tijat. Por nuk foli për koncensionin e sterilizimit, atë të laboratorëve, të lojrave të fatit e shumë të tjerë që marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbime që jo vetëm mund t'i ofronte shteti, por që nuk i duhen dhe nuk i shërbejnë askujt. Vetëm atyre që mbushin xhepat e tyre. Edi Rama nuk flet për to, sepse e di, që në fund ato nuk do të lenë asgjë si investim për shqiptarët, por do të zhvasin paratë e tyre dhe do treten si kripa në ujë.

Kryeministri në Kuvend foli si nga ndonjë kontinent tjetër jo vetëm për taksën e rrugës së Kukësit. Ai u duk i tillë edhe kur në pjesën e njohur "fajin e ka Saliu", nisi të anatemonte koncensionet e qeverisë Berisha, të cilat deri dje i numëronte si suksese të investimeve të huaja në bilancin e tij të shkretuar. Kryeministri i vendit goditi dy koncensione të huaja, Rapiskan dhe atë të kolaudimit të makinave, me të cilat bashkëjeton paqësisht në pesë vite dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap t'i hetojë ato nëse janë, siç thotë ai, abuzive. Kështu pati folur para ca vitesh edhe për Bankers Petrolium, të cilët i kërcënoi t'i largonte Shqipëria, por nuk u ndje më kurrë sapo gjeti rrugën të hapte kanalin e "komunikimit" me miqtë e tij të apasionuar pas naftës së Ballshit.

Edi Rama foli në parlament edhe për rrugët që qeveria Berisha i paska ndërtuar si mos më keq dhe që prej tyre e zhyti vendin në borxhe. Por ai nuk tha se përse në plot 5 vjet, qeveria e tij nuk është në gjendje t'i rregullojë ato, lëre më të shtrojë ndonjë kilometër. Përse mazhoranca rilindase nuk bën dot 13 kilometrat e rrugës së Elbasanit, përse nuk përfundon dot një mbikalim në Levan, përse nuk e mbyll autostradën Milot- Morinë e pastaj të kërkojë taksa. Sepse qeveria Berisha i ka lënë shumë borxhe dhe qeveria e tij nuk ka mundësi të bëjë investime? Jo, sigurisht që nuk është kjo arsyeja. Jo vetëm sepse borxhi u rrit në mandatin e parë të Edi Ramës, por mbi të gjitha sepse ai e përdori buxhetin e shtetit jo në shërbim të qytetarëve por si mjet përftimi për vete dhe një grusht njerëzish.

Rruga e Kombit ka kushtuar 1 miliard euro, por po kaq dhe më shumë kanë kushtuar deri tani vetëm koncensionet në shëndetësi dhe pllakat e rilindjes urbane. A mund të shkonin këto para për të mbyllur ato rrugë për të cilat ankohet sot kryeministri? Sigurisht që po, por është më e lehtë të përfitosh e të merresh me palma, pisha e kumbulla, duke i bërë rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve. Eshtë më e lehtë të merresh me stadiume me kulla dhe teatër nën kulla sesa të investosh në spitale, shkolla, ujësjellësa dhe transport publik.

Për këto Edi Rama nuk foli dot në Kuvend, sepse e di, që sado të qëndrojë në pushtet historia e tij është e parashkruar si ajo e një njeriu që u zgjodh të qeveriste, por nuk mundi të lërë asnjë gjurmë të vetme. Prandaj mendja e tij bridhte sot në Kuvend nga tuneli i Kalimashit, tek rrugët e Berishës e shtëpitë e gazetarëve. Ai nuk ka një bilanc të vetin, përveç abuzimit që sa vjen e shtohet me pasurinë publike dhe taksat e shqiptarëve. Prej tij nuk mund të pritet më shumë. Arrogant kur nuk has asnjë pengesë përpara dhe skuth sa herë përballet me revoltën qytetare, Edi Rama i ka konsumuar të gjitha taktikat manipulitave. Tani është koha kur ai është i detyruar të gëlltisë çdo ditë, çorbën e thartuar që ka gatuar në këto pesë vjet.  ©lapsi.al

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

 

Të këshilluara

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. M...

10:56

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI