Flash

Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të ngritur në këmbë pacientët e dëmtuar

Lapsi.al 5 April 2018
Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore  për

Fizioterapia pas një ndërhyrje kirurgjikale është thelbësore për rekuperimin e plotë të pacienit. Dy fizioterapistët e Spitalit Amerikan, Juliana Balla dhe Kujtesa Dautaj shpjegojnë rëndësinë e këtij shërbimi dhe çfarë ofrohet ndryshe në qendrën e fizioterapisë së Spitalit Amerikan. “Nëse fizioterapia nuk kryhet pas një operacioni, rekuperimi zgjat më shumë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, sqaron fizioterapistja Kujtesa Dautaj. Veçanërisht për operacionet kur pacienti vendos një protezë, teknikat e rehabilitimit me fizioterapi janë të domosdoshme.

Por sipas mjekut italian ortoped, Guido Bassi duke kryer vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale për pacientë me probleme, të cilët kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor, përveç traumave, në këtë shërbim paraqiten pacientë që kanë patologji të ndryshme në artikulacionet e trupit veçanërisht gjunjët. “Kemi pacientë të cilët paraqiten në spital me dhimbje shumë të forta dhe pas grafisë na rezulton se kemi të bëjmë me një konsumim të kockave të gjurit. Në këto raste ne propozojmë një protezë të pjesshme ose të plotë të gjurit”, thotë mjeku ortoped Guido Bassi. Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku ortoped thekson se fizioterapia është e domosdoshme, në mënyrë që pacientët t’i kthehen jetës normale.

Në spitalin Amerikan, shërbimi i fizioterapisë është ofruar që prej themelimit të tij, por tashmë në Spitalin Amerikan 3, Qendra e Fizioterapisë me specialistë shqiptarë e të huaj, ofron një gamë shumë më të gjerë teknikash rehabilituese, duke qëndruar krah qendrave më të specializuara në Europë për këtë shërbim. Në këtë qendër aparaturat më të sofistikuara ndihmojnë ekipin e fizioterapistëve, duke ofruar një shërbim bashkëkohor për pacientët. Menaxhimi i problemeve muskulo- skelektike dhe rehabilitimi post- kirurgjikal realizohen me sukses në këtë shërbim.

“Parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe në shërbimin tonë ne ofrojmë teknikat për menaxhimin e jetës së përditshme të personave që kanë probleme, duke ndihmuar në rehabilitimin e artikulacioneve dhe të masës muskulare”, sqaron fizioterapistja, Kujtesa Dautaj. Sipas saj në rastet kur pacienti ka dhimbje, të cilat janë shenjë shoqëruese e artrozave , është e nevojshme që artikulacionet jo vetëm të ndihmohen por edhe të pregatiten nëse me vonë lind nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Vendosja e protezave në zonën e gjurit, shpatullave kur është e domosdoshme, shoqërohet me fizioterapi përpara dhe pas operacionit. Ky trajtim eviton atë që ne e quajmë dështim të protezës. Roli i fizioterapistit në fakt nuk është vetëm tek rehabilitimi, por edhe tek edukimi , në fazën me sensitive, 2- 3 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shprehet fiziotarapistja Juliana Balla.

Në qendrën e fizioterapisë të spitalit Amerikan 3, ofrohet shërbim duke filluar që nga patologjitë me karakter neorulogjik, pediatrik (veçanërisht për rastet e skoliozës apo kifozës). Gjithashtu përfshihen edhe rehabilitimet e patologjive kardiovaskulare, reumatologjike, si dhe rehabilitimet sportive. Shërbimi i duhur i fizioterapisë, vërtet kërkon kohë, por sot bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilët kishin humbur shpresat.

Të këshilluara

Femrat kokëforta, partneret më të mira

Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua. Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë...

17:45

Pse të udhëtoni sa më shumë

Udhëtimet, njeriu i bën për arsye të ndryshme, por në këtë artikull do themi pse duhet të udhëtoni sa më shumë. 1. Largon stresin Nëse ndiheni në një peri...

17:40

Aksesorët, tendenca më in e këtij sezoni

Në pranverën e këtij viti ju duhet vëtëm një gjë: aksesorë. Nuk ka rëndësi se çfarë keni veshur; por mos harroni të vendosni qoftë edhe një aksesorë, pasi do e ...

13:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI