Flash

(VIDEO+18) Ushtria izraelite vret me snajper në kokë 18-vjeçarin palestinez

Lapsi.al 4 April 2018
(VIDEO+18) Ushtria izraelite vret me snajper në kokë

Videoja më poshtë tregon momentin kur një djalosh palestinez 18 vjeç qëllohet me snajper nga ushtria izraelite, gjatë protestave në Rripin e Gazës.

Pas disa sekondash vrapimi në tentim për të ikur nga plumbat, Abdel Fattah Abd al-Nabi, u qëllua me snajper mbrapa kokës dhe vdiq në vend.

Ushtria e Izraelit u mundua të arsyetojë këtë që ndodhi duke thënë që viktima i përkiste organizatës terroriste palestineze Hamas, pretendim që u hodh poshtë nga familja e viktimës.

“Ai nuk kishte armë as Molotov, vetëm një gomë. A u bën kjo dëm izraelitëve, një gomë?! Ai nuk po shkonte drejt tyre, por po ikte” - tha vëllai i adoleshentit të vrarë.

Izraelitët thanë që videoja e shpërndarë nëpër rrjetet sociale është e edituar nga Hamasi për propagandë dhe nuk tregon momentet kur sipas tyre, viktima është treguar i dhunshëm ndaj ushtarëve.

Kjo vrasje e çon në 19 numrin e viktimave gjatë kësaj vale protestash në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI