Flash

Gjyqi i kuksianëve nxjerr falsifikimin e Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt

Lapsi.al 4 April 2018
Gjyqi i kuksianëve nxjerr falsifikimin e Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt

Familjarët e protestuesve kuksianë treguan në media sesi forcat speciale të policisë i kishin marrë pas mesnatës protestuesit nga shtëpitë e tyre. Mes tmerrit që kishin provuar fëmijët dhe familjarët, doli qartë se aksioni i policisë në Kukës ishte zhvilluar në mesnatë deri në orën 03:00 të mëngjesit.

Të njëjtin version e përsëritën në sallën e gjyqit edhe vetë të arrestuarit, madje njëri prej tyre doli në gjykatë i zbathur, pasi policia e kishte marrë duke fjetur gjatë natës në shtëpi.

VIDEO/ Dëshmi nga salla e gjyqit: Unë jam prind, nuk jam kriminel

VIDEO nga salla e gjyqit/ Dëshmia e avokatit: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit

Pasi Fatmir Xhafaj doli në konferencë për shtyp dhe i quajti protestuesit vandalë me të kaluar kriminale, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku tha se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu, por në vend t’i hetonin këto shkelje, prokurorët heshtën dhe u bënë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave të arrestimit.

Zbardhet DOSJA/ Zbulohet falsifikimi në urdhër-arrestet e prokurorisë në Kukës

1. Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve, por prokuroria shkroi në kërkesën për masën e sigurisë se arrestimet ishin kryer në orën 10:00 të ditës së nesërme. Nëse policët që bënë arrestimet kanë gënjyer, atëherë ata duhet të hetohen. Në rast të kundërt, prokurorët janë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave.

2. Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.

3. Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

[video width="226" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Policet-qellojne-me-gure-protestuesit.mp4"][/video]

Faktet tregojnë se si Arta Marku, ashtu edhe Fatmir Xhafaj u përdorën nga Edi Rama si represion ndaj protestuesve. Qytetarët e irrituar i kanë bërë thirrje prokurores së përgjithshme për ditë me radhë të reagojë, me shpresën se e kaluara e saj do ta ndërgjegjësojë të jetë në anën e tyre. Por pas qëndrimit që mbajti Arta Marku ndaj presionit dhe dhunës së pambështetur në ligj të policisë, nuk është çudi që një reagim i saj të vijë nga ERTV./ Lapsi.al

Të këshilluara

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyr...

15:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI