Flash

Austria kërkon ndalimin e burkës në kopshtet dhe shkollat fillore

Lapsi.al 4 April 2018
Austria kërkon ndalimin e burkës në kopshtet dhe shkollat fillore

Qeveria austriake e kryeministrit konservator Sebastian Kurz, aleat i ekstremit të djathtë, FPO, njoftoi ditën e sotme se po përgatiste një ligj me vlerë simbolike për të ndaluar mbajtjen e burkës për fëmijët në kopshte dhe shkollën fillore.

“Projektligji do të finalizohet para verës”, theksoi ministri i Arsimit, Heinz Fasmann gjatë një mbledhjeje të qeverisë duke theksuar se shikonte në këtë iniciativë një “masë simbolike”.

Ideja për të ndaluar burkën në këto nivele arsimore u përmend këtë fundjavë nga zëvendëskancelari dhe drejtuesi i FPO-së, Heinz-Christian Strache, në emër të politikës së integrimit.

“Ne dëshirojmë që të gjitha vajzat të kenë të njëjtat mundësi në Austri”, theksoi Sebastian Kurz, 31 vjeç, për radion 'O1', duke u shprehur se dëshironte shmangien e formimit të shoqërive paralele.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI