Flash

Analiza e Corriere/ Juventusi i mallkuar, apo i pafuqishëm përballë “galaktikëve”?

Lapsi.al 4 April 2018
Analiza e Corriere/ Juventusi i mallkuar, apo i pafuqishëm

Goli i parë fshiu çdo iluzion. Tek i dyti duhet mbajtur fryma sepse ka hyrë që tashmë në historinë e Champions League. Cristiano Ronaldo, gjithmonë ai, edhe këtë herë fshiu shpresat e Juventusit për një “hakmarrje” duke e tërhequr Real Madrid drejt gjysmëfinales së 13-të radhazi.

Nuk pati ndeshje, nuk pati histori, nuk pati përballje. Spanjollët janë një ekip i çmendur që luan një futboll krejt tjetër. Inteligjenca e Modric, forca e Kroos, lëvizjet e lirshme të Isco dhe golat e Ronaldo. Nga një në çdo pjesë i shënoi Juventusit në Torino. Arrin në 39 gola në këtë sezon (Juventus është viktima e tij e preferuar). 24 gola në 12 ndeshjet e fundit. Gaboi vetëm një goditje në fund të ndeshjes si për të treguar se edhe ai është njerëzor.

Goli i parë ishte fatal. U shënua pas 166 sekondash, goli më i shpejtë në Allianz Stadium të Juventusit në historinë e Champions.

I dyti, një roveshiatë nga mesi i zonës ishte kaq i bukur sa mori me meritë të gjitha duartrokitjet e tifozëve italianë. Një gjest i rrallë në Itali ku juventinët u ngritën në këmbë.

Golin e tretë e gjeti Marcelo si për të vulosur kualifikimin dhe minimizuar shpresat për një mrekulli në ndeshjen e kthimit në Madrid.

Edhe 10 muaj pas finales së Kardifit, Real mbetet skuadër e një tjetër planeti. Diferenca, njëlloj si atëherë është e dukshme. Juve u godit nga lojtarë që ditën të bënin diferencën si CR7, apo dhe kroset perfekte të Marcelo dhe Isco. Kampionët bënë diferencën, por juventinët e bënë në sensin negativ. Dybala del me karton të kuq vetëm 2 minuta pas golit të dytë të Ronaldo. Higuain e provoi, por nuk i ndezi. Champions mbetet një kupë e mallkuar për italianët.

Dështim në skemë?

Allegri zgjdhi një formacion 4-4-1-1 me Asamoah tercin, Alex Sandro në rolin e “ala” bashkë me Douglas Costa dhe Matuidi në pankinë. Një skuadër e mbledhur dhe kompakte që duhet të vinte në vështirësi mbrojtjen e Real Madrid ku është edhe pika e dobët (nëse mund të thuhet) e kësaj skuadre.

Goli i parë i goditi në zemër italianët, që gjithsesi më pas e provuan të kthenin barazpeshën. Kërkuan me ngulm edhe penalltinë, por arbitri nuk dëgjonte në atë anë. Juves i mungoi konkretizimi, saktësia dhe ftohtësia. Navas duket si gjigant ndërsa Sergio Ramos një bllokues preciz i goditjeve të Dybala.

Zidane zgjodhi Isco, një trekuartist atipik që niset nga e majta dhe hyn në qendër për të gjetur Ronaldo dhe Benzema. Mesfusha e Real është në superioritet dhe në çdo aksion është e rrezikshme. Juves i munguan hapjet e Pjanic dhe lëvizjet e shpejta të Douglas Costa që u pa shumë i ngadaltë dhe i kuptueshëm. Një frymëmarrje i dha Khedira me kalimin e minutave, por pa mjaftuar për të përmbysur spanjollët. ©Marrë nga Corriere della Sera/ Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI