Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

Lapsi.al 3 April 2018
Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si një fenomen lokal, të organizuar nga individë me precedentë penalë dhe të nxitur nga opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht prej saj. Ndërsa në anën tjetër, falë edhe ushtarëve mediatikë që i ka në rresht sa herë është në hall, po kërkon ta trajtojë protestën e Kukësit si pasojë e një “gabimi njerëzor”, si një rast të izoluar të provokuar nga pakujdesia e qeverisë për të parashikuar në kohë tarfimin e përshkallëzuar për banorët e zonës apo si një keqmenaxhim të marrëdhënieve me publikun për të shpjeguar rëndësinë e kësaj takse. Sigurisht që kësaj propagande nuk mund t’i mungonte refreni i përhershëm që, edhe për tarfiën e sotme të Rrugës së Kombit, faji duhet kërkuar tek ata që qeverisën para pesë vjetësh.

Edi Rama do të ishte plotësisht i besueshëm dhe i mirëkuptueshëm, nëse vërtet ngjarja e Kukësit do të ishte pasojë e një gabimi në menaxhimin e koncesionit për Rrugën e Kombit. Një qeveri, e cila ka dëshmuar se në veprimtarinë e saj drejtohet nga interesi publik, nuk do të  gjykohej për një rast të vetëm kur ky interes do të cënohej. Në kushte të tilla do të kishim vërtet të bënim me një fenomen lokal, të izoluar, pasojë e një vendimi të nxituar, dhe të gjithë do të ishin të durueshëm (përfshi dhe kuksianët) në pritje të korrigjimit të tij.

Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

Propaganda qeveritare që i mëshon këtij versioni, duke i bashkangjitur edhe skenarin e vandalëve që përfituan të ndezin zjarrin e dhunës, u intesifikua pikërisht për të fshehur shkëndijën e vërtetë që shpërtheu flakët në Kukës. Ajo shkëndijë është qeverisja abuzive për llogari të një grushti njerëzish, është heqja e ndihmës ekonomike, është shtrenjtimi i kostos së jetës, papunësia, rritja e taksave në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e shërbimeve dhe pafuqia e njerëzve përballë arrogancës dhe dhunës shtetërore. Ajo shkëndijë ka të bëjë me gjendjen e mjeruar në spitale, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesave elementare, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për koncensione miliona euro për miqtë e kryeministrit, për privatizime të dyshimta, PPP abuzive, “rilindje” urbane, palma e pisha që thahen pa u mbjellë akoma. Shkëndija mori flakë nga arroganca e kryministrit që e trajton Shqipërinë si pronë të lënë nga Kristaqi dhe shqiptarët si argatë që nuk duhet të ngrenë kokën edhe kur u rrëmben pronën, edhe kur ua kthen qytetin në beton, edhe kur ua degradon arsimimin e fëmijëve, edhe kur i dënon, madje edhe kur i godet. Ata ose duhet të nënshtrohen ose duhet të ikin.

Ajo që ndodhi në Kukës është rrjedhojë direkt e një politike 5 vjeçare që vetëm merr dhe nuk kthen asgjë për qytetarët. Që vetëm ngre taksa dhe nuk ofron asgjë në këmbim. Që nuk bën investime publike, por truke kozmetike. Që nuk ndërton një kilometër rrugë, por kërkon të përfitojë nga rrugët që janë bërë po me taksat e qytetarëve. Kjo është dhuna që qeveria u bën shtetasve të saj dhe për këtë duhet të shqetësohen “pacifistët” që nxituan të distancohen nga flakët e të shtunës së kaluar.

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro. Ai ishtë simbol i zemërimit të akumuluar nga abuzimi i gjatë me qeverisjen e vendit dhe mospërfillja arrogante e kryeministrit. Prandaj edhe mbështetja popullore për atë protestë ishte e njëzëshme. Shkaktari i zjarrit është vetë kryeministri me mënyrën se si po qeveris, prandaj duket e kotë propaganda që kërkon të merret me atë që ndezi shkrepsen. Ajo mund të ndizet kudo, jo vetëm në Kukës. ©lapsi.al

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Kuksianët që i morën frymën Ramës

Të këshilluara

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Nga Fatos Lubonja Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa...

13:30

Kuksianët që i morën frymën Ramës

Edi Rama ishte për të ardhur keq. Përtej kërcënimeve boshe kundër ushtruesve të dhunës, përtej gafurrjes për zbatimin e ligjit, sot para shqiptarëve ka dalë një...

20:30

Komandantët vrasës të UÇK-së

Ish komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin m...

21:00

Loja e Ramës me ariun rus

Një gjest solidariteti i qeverisë shqiptare me aleatët e saj perendimorë, për të përzënë nga vendi diplomatët rusë të akredituar në Tiranë, nuk mund të shërbejë...

19:32

Edi Rama nuk është car, por rusët i duhen

Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e p...

18:04

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI