Flash

Video krahasimi/ Si e komenton Rama sot 21 janarin

Lapsi.al 3 April 2018
Video krahasimi/ Si e komenton Rama sot 21 janarin

Kur doli para gazetarëve për t’i quajtur protestuesit e Kukësit vandalë reporterja e Top Channel, Merita Haklaj, e pyeti Edi Ramën se a mund të quheshin të tillë edhe protestuesit e 21 janarit.

Etiketimi i tyre si falanga nga Berisha dhe si kokëpalarë nga Meta ngjalli 7 vjet më parë një zemërim të madh në radhët e socialistëve.

Por kur i është kujtuar ajo ngjarje Edi Rama ka mbetur keq.

Dhe ai filloi të tjerrë një alibi të paqenë. Sipas tij nuk ishin demonstruesit e PS që ishin nisur për sherr dhe kishin goditur të parët policinë.

E vërteta është ndryshe. Demonstrata e PS u orkestrua për dhunë dhe bëri shumë mirë. Pa një demarsh të tillë nuk mund të dilte e qartë fytyra e atij pushteti vrasës dhe harbut.

Por, puna është se Ramës sot ia do puna të gënjejë, të transformojë historinë se është vënë vetë në krye të një shteti arrogant që nxit dhunën e qytetarëve.

Për këtë Lapsi.al, ka marrë përgjigjen që Rama dha të dielën para gazetarëve dhe ia ka vendosur si kolonë zanore pamjeve të 21 janarit 2011.

Krahasimin se si qëndron e vërteta e bën secili vetë.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=QpfKXFyFt-s&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI