Flash

Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

Lapsi.al 3 April 2018
Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi

Qytetarët kuksianë sapo ishin larguar nga pika e shkatërruar e konçensionarit ditën e shtunë, kur Fatmir Xhafaj doli në një konferencë për të recituar të njëjtin refren që do të dëgjohej më pas edhe nga Edi Rama. Ministri foli për dhunë barbare ndaj “pronës së përbashkët”, për “elementë me të shkuar kriminale” dhe për “skenarë kriminalë”.

Reagimi i qeverisë ishte i pritshëm. Surprizë qe ai i Arta Markut, që iu bashkua korit të indinjuar qeveritar për dëmet e kompanisë private. Prokuroria e Përgjithshme mund të kishte nisur hetimet në heshtje, pa dhënë shkas për hamendësime se deklarata publike u dirigjua direkt nga zyra e Edi Ramës.

Arta Marku pranoi në deklaratë se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë "shkelësit e ligjit", prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

VIDEO/ Kukësi mbetet në shtetrrethim nga policia

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu.

  1. Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve. Një veprim i tillë  është shkelje e Kodit të Procedurës Penale, pasi të arrestuarit nuk u kapën në flagrancë dhe nuk akuzoheshin për vepra të rënda penale. Pavarësisht se prokurori nuk dha leje për arrestimet e të gjithëve në mesnatë, policia veproi njësoj në të gjitha rastet. A ka nisur prokuroria hetime për këtë shkelje?
  2. Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.
  3. Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

[video width="226" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Policet-qellojne-me-gure-protestuesit.mp4"][/video]

Faktet tregojnë se Arta Marku është treguar e njëanshme në hetimet për protestën e Kukësit dhe po përdoret nga qeveria si një vegël represioni. Prej disa ditësh, qytetarët janë në protestë të irrituar me arrestimet dhe një reagim nga Arta Marku do të ishte shumë normal këto ditë, edhe sikur ky reagim të vinte nga ERTV./ Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI