Flash

Lajmi që trishtoi fansat, ndahet Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Lapsi.al 3 April 2018
Lajmi që trishtoi fansat, ndahet Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Pas afro një dekade martesë, historia e dashurisë së aktorit të njohur Channing Tatum dhe partneres së tij Jenna Dewan është mbyllur zyrtarisht. Një nga çiftet më të dashura të Hollywoodit, prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Everly kanë vendosur t'i japin fund romancës së tyre, ndërkohë që këtë vendim ata e kanë bërë publik përmes një deklarate në rrjetet sociale.Ndër të tjera, ata shkruajnë: "Përshëndetje botë! Së pari, është pak e çuditshme që ne duhet të ndajmë këtë lloj vendimi me të gjithë, por kjo është pasojë e jetës që kemi zgjedhur të bëjmë dhe në të cilën ndodhemi aktualisht. Jemi duke përjetuar një moment jo shumë të përshtatshëm në marrëdhënien tonë, por kjo është koha kur e vërteta nuk mund të shtrembërohet nga fakte alternative. Pra, ne duam të ndajmë këtë të vërtetë me të gjithë ju që doni ta mësoni atë. Kemi zgjedhur me dashuri dhe mirëkuptim që të ndahemi si çift. Ne ramë në dashuri shumë vite më parë, dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për sa kohë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që nuk ka sekrete dhe skuta të fshehta. Kuptuam se ky është momenti për të marrë më shumë hapësira të dedikuara për secilin nga ne, dhe për vajzën tonë. Nuk duam të komentojmë përtej kësaj. Ju falenderojmë të gjithëve që respektuat privatësinë e familjes sonë, Chan&Jenna", përfundon njoftimi i tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI