Flash

Ish-gjenerali rus: Bota në prag të luftës, kini kujdes nga Rusia

Lapsi.al 3 April 2018
Ish-gjenerali rus: Bota në prag të luftës, kini kujdes nga Rusia

Ish-gjenerali rus, Evgeny Buzhinskiy, paralajmëroi se bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit, duke marrë shkas nga tensionet e fundit midis Rusisë dhe Britanisë.

Sipas The Sun, Evgeny Buzhinskiy u shpreh se dëbimi i diplomatëve nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve ka krijuar një situatë më e keqe sesa “Lufta e Ftohtë".

“Lufta e vërtetë. Më e keqe sesa Lufta e Ftohtë është ajo lufta e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, ka shtuar Buzhinskiy.

Për ish-gjenëeralin rus nuk është helmimi I ish–spiunit rus Skripal që mund të çojë në një luftë direkte, por presioni.

“Shtetet e Bashkuara po thonë se do të vazhdojë presioni. Çfarë do të arrijnë me këtë? Do ta ndryshoni regjimin? Është e padobishme. Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë presion që ka, aq më shumë shoqëria koncentrohet rreth presidentit. Ju dëboni diplomatë, ne dëbojmë diplomatë, ju depërtoni të tjerë, cili është hapi i radhës. Është shkelje e marrëdhënieve diplomatike. Në të vërtetë ju jeni duke zënë ngushtë Rusinë. E të futësh Rusinë në qoshe është një gjë shumë e rrezikshme” - u shpreh ushtaraku rus.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI