Flash

Flet për herë të parë Fetullah Gylen: Rrëmbimi i arsimtarëve banditizëm i pastër

Lapsi.al 3 April 2018
Flet për herë të parë Fetullah Gylen: Rrëmbimi i

Kleriku Fetullah Gulen ka komentuar për herë të parë arrestimet dhe deportimet e njerëzve të tij nga Kosova gjatë një operacioni që u zhvillua të enjten e kaluar nga Shërbimi sekret turk ku ishte involvuar edhe pala kosovare.

Në një intervistë me incizim të dobët, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.

“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund ti duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan Banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën” ka thënë Gulen.

Imami i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në ekzil në SHBA nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa pucit të vitit 2014. Po ashtu Gulen nuk ka thënë ndonjë fjalë të ashpër ndaj Kosovës për dallim nga familjet e gylenistëve, të cilat sot thanë se Kosova veproi si një shtet vasal.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI