Flash

Ekstraktimi mikrokirurgjikal i spermës nga testikujt

Lapsi.al 3 April 2018
Ekstraktimi mikrokirurgjikal i spermës nga testikujt

Nga Dr. Gjergji Semini, kirurg urolog

Këto përparime kanë ardhur në dy fronte. E para ishte ardhja e Fertilizimit In Vitro (IVF) me Injeksion Sperm Intra-Cytoplasmic (ICSI). Ky zbulim teknologjik zvogëloi kërkesën e numrit të spermatozoideve që nevojitet për të fekonduar një vezë nga mijëra të tillë me vetëm një spermatozoid për çdo vezë. Kjo do të thotë që meshkujt me një sasi shumë të pakët të spermës që nuk mund të përmirësoheshin me ilaçe, të kenë edhe një mundësi e re për të konceptuar në mënyrë efektive një fëmijë të tyrin.

Rezulton se meshkujt që nuk kanë spermatozoide në ejakulat për shkak të problemeve me prodhimin e spermës, si pasojë e një gjendje të quajtur Azoospermia Jo-Obstruktive (NOA), në të vërtetë mund (por jo gjithnjë) të kenë “ishuj” të vegjël të prodhimit të spermës brenda testikulit. Në të vërtetë, më shumë se 50 – 60% e meshkujve me NOA aktualisht prodhojnë sasi të vogla të spermës brenda testikulit që mund të përdoren në IVF / ICSI për të krijuar një fëmijë.

Tingëllon si një lajm i mirë për të gjithë, apo jo? E pra, sfida për ekspertët ka qenë të zhvillohen teknika që përmirësojnë shanset për gjetjen e spermës brenda testikulit dhe më pas të krijohen strategji efektive për marrjen e spermatozoidit më të mirë gjatë të njëjtës proçedurë për përdorim e tyre në IVF.

Ekstraktimi i spermës së pakët kërkon aftësi dhe teknologji

Një teknikë e re kirurgjikale, e quajtur Microsurgical Testicular Extraction Sperm ose "Micro-TESE" është zhvilluar për të zbuluar spermën në testikujt e burrave që kanë prodhim të pakët të spermës.

Për shkak se tubulat e testikulit janë struktura mikroskopike, ato nuk mund të dallohen me sy të lirë. Megjithatë, duke përdorur një mikroskop operativ për të ekzaminuar tubulat në kohën e kryerjes së biopsisë testikulare, mund të ekstraktohen në mënyrë selektive tubulat "më të mirë" ose ata më të zakonshmit. Është fakt se ekziston një shans më i lartë që të gjenden spermatozoide në tubat "më të mirë", më shumë se në tubulat me aspekt jo të shëndetshëm ose ato fibrotike.

Duhet të kesh kryer kaq shumë nga këto procedura, si dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur këto tuba, më premtueset.

Pasi të hiqen mostrat, tubat hapen në një pjatë Petri që përmban medium (terren) shplarës për spermatozoidet dhe kërkimi për spermatozoidet fillon duke ekzaminuar mostrat nën mikroskop. Mund të nevojitet deri në pesë orë për të kërkuar spermë tek mostrat. Ky është një proces shumë kompleks dhe i lodhshëm, por shumë i rëndësishëm. Sapo të gjenden, spermatozoidet më pas inkubohen të vendosur në kontenierë të posaçëm në pritje të vezëve për tu injektuar, ose ngrihen (krioprezervohen) për fekondim në të ardhshmen.

Kjo teknikë e avancuar na lejon të drejtojmë biopsinë në zonat më të mira dhe të rrisim mundësinë e gjetjes së spermës duke hequr sasi të vogla të indeve,vndryshe nga një biopsi e rastësishme, duke shkaktuar edhe më pak dëme. Biopsitë e rastësishme janë të pasakta sepse është e pamundur që një mjek të gjejë xhepa të mundshëm të spermës duke vëzhguar pjesën e jashtme të një testikuj me sy te lirë, përveç fatit.

Mikro-TESE është një procedurë e avancuar që kërkon aftësinë dhe kuptimin e një mikro kirurgu ekspert shumë të njohur me indet testikulare. Kombinimi i përdorimit të mikroskopit operativ, diseksimi i tubulave të testikulit dhe të pasurit e një personeli të trajnuar për të kërkuar spermatozoide mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit për shumë çifte.

Mikro-TESE mund të kryhet si një procedurë diagnostike dhe nëse gjendet spermë e përdorshme, atëherë indi testikular mund të ngrihet dhe çifti rekomandohet të vazhdojë me ICSI. Gjithashtu mund të kryhet menjehere ICSI pas cikit të marrjes së vezëve, në mënyrë që spermatozoidi të injektohet në vezë pa ngrirje. Ngrirja e spermës nga burrat me probleme të prodhimit të spermës mund të jetë e vështirë pasi këto spermatozoide zakonisht janë të paktë në numër dhe nuk shkrihen mirë. Prandaj shansi më i mirë i shtatzanisë është përdorimi i spermatozoideve të freskëta të fituara vetëm para marrjes së vezëve dhe kryerjes të ICSI-t

Mundësia e gjetjes së spermës me Micro-TESE është më e lartë se 50 - 60%. Kjo është dyfishi i shanseve për gjetjen e spermatozoideve nga biopsitë jo-mikrokirurgjikale ose gjilpëra të marra nga urologët e përgjithshëm. Mikro-TESE është një përparim i madh në kirurgjinë riprodhuese të meshkujve, por kryhet vetëm nga një numër i vogël i kirurgëve riprodhues.

Disa kirurgë bëjnë prerje të panevojshme të mëdha në skrotum dhe në testikuj. Ne jemi përqendruar në zhvillimin e teknikave minimale invazive, duke e bërë këtë një proçedurë më të lehtë për t'u shëruar.

Të këshilluara

Pse të udhëtoni sa më shumë

Udhëtimet, njeriu i bën për arsye të ndryshme, por në këtë artikull do themi pse duhet të udhëtoni sa më shumë. 1. Largon stresin Nëse ndiheni në një peri...

17:40

Aksesorët, tendenca më in e këtij sezoni

Në pranverën e këtij viti ju duhet vëtëm një gjë: aksesorë. Nuk ka rëndësi se çfarë keni veshur; por mos harroni të vendosni qoftë edhe një aksesorë, pasi do e ...

13:45

Zbulohet një familje e re antibiotikësh

Një familje e re antibiotikësh mund të kurojë infeksionet e shkaktuara nga Stafilokoku Aureus. Zbulimi në fazë ende pre klinike. Këto lloj infeksionesh janë ...

21:58

"InstantReport", aplikacioni më i ri "spiun"

Gjithmonë na vjen inat kur kemi dikë Follow në Instagram dhe ata na kanë bërë Unfollow pa e kuptuar. Por duket se ekziston një program spiun i cili do t’ju treg...

20:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI