Flash

Deputeti i PD-së: Sa fiton koncensionari nga taksat e shqiptarëve

Lapsi.al 3 April 2018
Deputeti i PD-së: Sa fiton koncensionari nga taksat e shqiptarëve

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, deklaroi se koncensioni i Rrugës së Kombit, i marrë nga grupet e biznesit Kastrati dhe Salillari, do t'i sigurojë këtyre të fundit plot 400 milionë euro të ardhura, nga të cilat 260 milionë do të jenë fitim.

Duke publikuar një tabelë që tregon të ardhurat e koncensionarit, deputeti që vjen vetë nga bota e biznesit shtron në Facebook pyetjen se pse Rama iu jep miliona euro Partneritete Publike-Private këtyre biznesmenëve. Për Shehajn, këto biznesmenë janë ortakë të kryeministrit. Sipas deputetit, pushteti ekonomik është garancia e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin politik.

POSTIMI I AGRON SHEHAJT: 

400 milionë euro të ardhura do të përfitojnë Kastrati dhe Salillari nga koncesioni i Rrugës së Kombit, nga të cilat 260 milionë euro do jenë fitim dhe pjesa më e madhe do iu merren direkt qytetarëve.

Pse Rama iu jep miliona me PPP ortakëve të tij?

Pushteti ekonomik është garancia e Ramës për të mbajtur pushtetin politik.

No automatic alt text available.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI