Flash

“Vandalët, kriminelët, flokëpalarët” fjalori që bashkon Ramën, Berishën dhe Metën kur ka protesta

Lapsi.al 2 April 2018
“Vandalët, kriminelët, flokëpalarët” fjalori

Sa herë që kanë parë qytetarët t'i  ngrihen me hunj e t'i vënë flakën në protesta, pushtetarët përdorin të njëjtin fjalor.

Edi Rama tentoi ta banalizojë protestën e kuksianëve kundër taksës në Rrugën e Kombit, kur i quajti “vandalë” ata që sulmuan pikën e konçensionarit.

Natyrshëm, fjalët e Edi Ramës të sjellin në kujtesë breshëritë e sharjeve (jo të plumbave) që lëshoi Sali Berisha dhe Ilir Meta për ata që protestuan në 21 Janar, kur i quajtën kriminelë, fundërrina, kokëpalarë, mercenarë etj.

Teknika e propagandës mbetet e njëjta.

Duke i konsideruar protestuesit thjesht dhe vetëm shkelës të ligjit, pushtetarët refuzojnë të marrin përgjegjësitë para qytetarëve, refuzojnë llogaridhënien para taksapaguesve dhe “me forcën e ligjit” nisin ndëshkimet.

Me këtë formë reagimi, si Rama sot, ashtu edhe Berisha me Metën dje, refuzojnë të pranojnë arsyen e vërtetë që ngre në këmbë popullin. E vërteta e thjeshtë për t'u konstatuar: vjedhja e taksave dhe pronës publike nga politikanë hajdutë, që bashkëpunojnë me oligarkët e tyre.

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=UHhTDWdGhp0&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=kINyHPPmZUs&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=YX7k3wHB9GU

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI