Flash

Protesta kundër policisë në Tiranë, kuksianët shpërndahen në komisariate

Lapsi.al 2 April 2018
Protesta kundër policisë në Tiranë, kuksianët

Kuksianët e arrestuar për shkatërrimin e pronës së kompanisë që kërkon taksë për Rrugën e Kombit, u shpërndanë në disa komisariate sapo i sollën në Tiranë. 13 vetë janë në qelitë e Drejtorisë së Policisë, ndërsa të tjerët u shpërndanë në komisariatet e tjerë.

Por blindat e policisë që udhëtuan drejt Tiranës u ndoqën nga të afërmit e të arrestuarve. Pa ditur asgjë për fatin e njerëzve të tyre, kuksianët i ndoqën deri në kryeqytet.

Rama: Protesta e djeshme furtunë në gotë, protestuesit një grup vandalësh

Sapo doli lajmi për transferimin, me të afërmit e të arrestuarve janë bashkuar përfaqësues të shoqërisë civile. Të vendosur para Drejtorisë së Policisë që nga mesdita, me një megafon në dorë, ata denoncuar arrestimet e paligjshme, lidhjet e politikës me oligarkët dhe taksën e padrejtë në Rrugën e Kombit.

Një prej personave që kishte udhëtuar nga Kukësi tregoi se i kishin arrestuar babain 60 vjeç. "Babai im është 60 vjeç, quhet Lulzim Popa. Ka bërë dy ndërhyrje në zemër dhe sot mbahet në qeli nga policia" tregoi i riu para protestuesve të tjerë.

(VIDEO) A e provokoi vetë policia dhunën në protestën e djeshme?

Me thirrjet "Lironi djemtë tanë", "Poshtë Edi Rama" apo "Poshtë diktatura" aktivistët e quajtën të drejtë protestën e kuksianëve dhe arrestimet e tyre të paligjshëm.

Në orët e mbrëmjes, protesta nuk u ndal dhe bashkë me të afërmit e kuksianëve të arrestuar u bashkuan aktivistë dhe qytetarë të tjerë.

Ndërsa protesta zhvillohej para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty mbërritën edhe deputetët e Partisë Demokratike. Deputetët hynë menjëherë brenda në godinën e policisë duke kërkuar nga policët të lironin kuksianët e arrestuar.

Një deklaratë nga Avokati i Popullit tregoi se të arrestuarit po mbahen në qeli në mënyrë të paligjshme. Veç faktit që janë lënë pa ushqim deri të dielën në mbrëmje, të afërmve të tyre nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Nga verifikimet e komisionerëve, rezulton se policët nuk kanë dokumentatat e duhur dhe transferimi në Tiranë i ngjan një pengmarrje të pastër nga forcat e rendit.

Kuksianët që i morën frymën Ramës

Ndërkohë Kukësi vazhdon të jetë në terror policor. Në qytet kanë zbarkuar forcat speciale dhe përveç presionit psikologjik, ish kryeministri Sali Berisha publikoi një video, ku tregohet bastisja e një lokali nga forcat e policisë që po qëndrojnë në qytet.

Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për asnjë operacion policor në Kukës. I vetmi njoftim është për emrat e të arrestuarve që janë 23 vetë dhe që sipas policisë akuzohen për shkatërrimin e pronës private në Rrugën e Kombit.

Në Policinë e Tiranës, janë Xhevahir Hereni dhe Elton Cengu, Shkëlqim Vata, Shemsi Trota, Lefter Rexhamti, Adem Duraku, Ahmet Tobli, Shaban Selamani, Lulëzim Popa, Ervis Oruci, Vail Laci e R. Koloshi.

Në Komisariatin Nr.1; Armand Ademaj, Abdi Hazizaj, Ardit Alidini.

Në Komisariatin e Policisë Nr.2; Florin Onuzi dhe Sajmir Trota, Xhevahir Gashi dhe Rasim Onuzi.

Në Komisariatin e Policisë Nr.3; Edmond Matmuja, Fatos Harulla, Zenel Matmuja dhe Shpëtim Totaj.

“Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI