Flash

Ndërron jetë gruaja e Nelson Mandelës (FOTO)

Lapsi.al 2 April 2018
Ndërron jetë gruaja e Nelson Mandelës (FOTO)

Eshtë ndarë nga jeta Winnie Mandela, aktivistja kundër aparteidit ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Winnie Madikizela-Mandela, aktiviste anti-aparteide e Afrikës së Jugut dhe ish-bashkëshortja e Presidentit Nelson Mandela, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, tha një zëdhënës i familjes.

“Ajo vdiq pas një sëmundje të gjatë, për të cilën ajo kishte qenë edhe në spital që nga fillimi i vitit”, tha Victor Dlamini në një deklaratë. “Ajo u dorëzua në mënyrë paqësore në orët e pasdites së të hënës, rrethuar nga familja e saj dhe të dashurit”.

“Ajo luftoi trimërisht kundër shtetit të aparteidit dhe sakrifikoi jetën e saj për lirinë e vendit,” vazhdoi deklarata. “Ajo mbajti gjithmonë të gjallë kujtimin e burrit të saj të burgosur Nelson Mandela gjatë viteve të tij në Robben Island dhe ndihmoi në luftën luftën për drejtësi në Afrikën e Jugut “.

Madikizela-Mandela u burgos disa herë për luftën që ajo bëri kundër sundimit të pakicës së bardhë dhe ajo bëri fushatë për lirimin e burrit të saj brenda dhe jashtë vendit.

Jeta e saj me Mandalën filloi të ketë krisje pas daljes së tij nga burgu në 1990 dhe në 1996 të dy u divorcuan, pas katër dekadash të martuar së bashku. Cifti kishte dy fëmijë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI