Flash

Lizarazu: VAR? Njëlloj si të bësh seks pa dëshirë!

Lapsi.al 2 April 2018
Lizarazu: VAR? Njëlloj si të bësh seks pa dëshirë!

Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe i kombëtares franceze, Bixente Lizarazu është shprehur tepër kritik mbi përdorimin e teknologjisë VAR.

Duke komentuar golin e realizuar nga Falcao në finalen e Kupës së Ligës ndaj PSG, që entuziazmoi tifozët e Monacos, por që u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të pamjeve, 48-vjeçari lëshoi një batutë interesante.

“Përdorimi i VAR-it është si të bësh seks pa dëshirë. Atëherë kur ti bëhesh gati të shënosh, të ndalojnë. Kështu u ndjeva në stadium në finalen mes PSG dhe Monaco. Fansat e Monaco ishin shumë të entuziazmuar në momentin e golit të shënuar nga Falcao, pastaj u ndal gjithçka. Është e tmerrshme”, - tha ish-kampioni i Botës.

“Në rastet e dyshimta vendimet jepen gjithmonë në favor të PSG. Tifozët e kanë humbur rëndësinë, sikur nuk janë pjesë e kësaj loje. Tifozi shkon në stadium për të shijuar spektaklin dhe ne po ia mohojmë. Videot duhet t’i përdorim më mirë, të gjithë duhet ta kuptojnë vendimin. Duhet t’i bëjmë njerëzit pjesë të spektaklit”, - përfundoi Lizarazu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI