Flash

Izraeli: Nuk lejojmë OKB të hetojë vrasjet në Gaza

Lapsi.al 2 April 2018
Izraeli: Nuk lejojmë OKB të hetojë vrasjet në Gaza

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit refuzoi hetimin e OKB-së dhe Bashkimit Europian për vrasjen e 16 palestinezëve nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Pjesa bregdetare e Gazës është tronditur nga episodi më i përgjakshëm i dhunës në vitet e fundit, pasi protestat e fundit, të cilat ishin lajmëruar si paqësore, u kthyen në më shumë se të dhunshme. Forcat izraelite gjuanin me armë ndaj turmave që kundërpërgjigjeshin duke hedhur gurë.

Spitalet në Gaza kanë pritur qindra persona të ardhur me urgjencë nga protestat. Sipas mjekëve, shumica e të plagosurve ishin plagosur me armë zjarri.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe diplomatja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, kërkuan hetime të pavarura për këto gjakderdhje.

Por, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, deklaroi në një radio publike të Izraelit ditën e djeshme se nuk do të lejohet ky hetim.

“Para nga ana e ushtrisë izraelite, ushtarët bënë atë që duhej bërë. Unë mendoj që trupat tanë meritojnë të lavdërohen” – u shpreh ministri.

Izraeli akuzon qeveritarët e Gazës, Hamasin, se ka përdorur trazirat e dhunshme për të maskuar terrorin. (përktheu Lapsi.al) Izraeli vë në dukje një tentativë për sulm me armë të premten kundër ushtarëve përgjatë kufirit.

Në spitalin Shifa, në Rripin e Gazës, The Guardian zbuloi se vetëm ditën e premte u shtruan 275 palestinezë të plagosur. Shumica ishin plagosur në këmbë.

Protestat në Gazë janë quajtur nga palestinezës ‘Marshi i Madh i Kthimit’. Kjo do të jetë një demonstratë gjashtë-javore që bën thirrje që refugjatët dhe pasardhësit e tyre të lejohen të kthehen në shtëpitë e familjeve në Izrael.

Tubimet priten të shtohen të premteve, e cila është një ditë e shenjtë për myslimanët.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI