Flash

Fekondimi in –vitro në Spitalin Amerikan, teknologjia “Time-lapse” përzgjedh embrionin më të mirë me fotografim e video

Lapsi.al 2 April 2018
Fekondimi in –vitro në Spitalin Amerikan, teknologjia

Më shumë se 6 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ardhur në jetë falë fekondimit in vitro apo fekondimit të asistuar. Tashmë kjo teknikë ka kapërcyer 40 vjet që nga koha kur ka nisur të aplikohet për herë të parë dhe u ka sjellë gëzim dhe mundësinë e sjelljes në jetë të një fëmije, mijra çifteve. Perfeksionimi i saj ka bërë që së fundmi një teknikë e re që quhet “Time-Lapse”, të aplikohet për përzgjedhjen e embrioneve. Po ku konsiston kjo teknikë që në Shqipëri mundësohet vetëm në Spitalin Amerikan dhe në të gjithë ballkanin e aplikojnë vetëm 5 qendra.

Mjeku, obsetër gjinekolog i këtij spitali Elton Peçi dhe Embriologu, Besfort Ferhati sqarojnë risitë e kësaj teknologjie të re që po aplikohet në fushën e fertilizimit in- vitro.

“Time –lapse është një inkubator i cili ka të inkorporuar edhe një sistem monitorizues që nga momenti i depozitimit të vezës e cila është e fekonduar me spermatozoid. Time-lipse fotografon në intervale me 10 minuta në kohëzgjatje nga njëri-tjetri, gjithë zhvillimin embrional”, sqaron mjeku Elton Peçi ku sipas tij, ka një avantazh në krahasim me metodologjinë e vjetër, pasi më herët për të monitoruar embrionet duhet të hapej inkubatori të transferoheshin tek miroskopi dhe të riktheheshin prap aty.

“Me këtë metodologji eliminohet plotësisht kjo pjesë duke evituar të gjitha rreziqet dhe për më tepër informacioni që ne kemi në lidhje me embrionin është shumë më i plotë, duke e bërë më të lehtë për embriologun përzgjedhjen se cili embrion është më i mirë”, shprehet mjeku embriolog.

Të dhënat nga Time-lapse nuk janë më fotografi, por është një filmim i plotë i embrionit i cili mundëson që mjekët të shohin me detaje të gjithë parametrat morfologjikë dhe ndryshimin që ai pëson me kalimin e ditëve deri sa të transferohet në barkun e nënes.

“Një embrion më cilësor ka më tepër shanse për t’u inplantuar, më tepër shanse që fekondimi in vitro të rezultojë në një shtatëzani dhe më pak shanse që kjo shtatëzani të përfundojë në abort”, thotë Embriologu Besfort Ferhati. Ai shton gjithashtu se inkubatori, krahasimisht me inkubatorin e vjetër ka një tjetër avantazh, pasi mund të shihen 6 paciente njëkohësisht.

Spitali Amerikan është i vetmi spital në vendin tonë që kryen fekondimin invitro me këtë teknologji të re. “Për herë të parë në Shqipëri kjo teknikë është përdorur 1 muaj më parë në Spitalin Amerikan, momentalisht në të gjithë ballkanin janë vetëm 5 klinika që e aplikojnë. Ka rreth 10 vjet që përdoret në botë, por kuptohet jo në të gjitha klinikat sepse jo të gjithë vendet e kanë mundësinë njësoj t’i përdorin”, thotë mjeku obsetër gjinekolog Elton Peçi.

Embriologu i spitalit Amerikan thekson se materialet gjenetike të femrës dhe të mashkullit që tentojnë një shtatëzini pasi bashkohen futen brenda aparaturës dhe që nga momenti i vendosjes së vezëve të pllenuara , filmohet gjithcka që ndodh në çdo embrion.” Time –lapase gjithashtu me anë të një disku ruan të dhënat dhe nga ana tjetër parackton me saktësi kohën e lindjes ndërsa filmimet prindërit kanë të drejtë t’i tërheqin dhe t’i ruajnë pas lindjes”, thotë embriologu i Spitalit Amerikan.

Të këshilluara

Zbulohet një familje e re antibiotikësh

Një familje e re antibiotikësh mund të kurojë infeksionet e shkaktuara nga Stafilokoku Aureus. Zbulimi në fazë ende pre klinike. Këto lloj infeksionesh janë ...

21:58

"InstantReport", aplikacioni më i ri "spiun"

Gjithmonë na vjen inat kur kemi dikë Follow në Instagram dhe ata na kanë bërë Unfollow pa e kuptuar. Por duket se ekziston një program spiun i cili do t’ju treg...

20:27

Thonjë me akrilik, zgjedhja më e gabuar

Sa të mrekullueshëm duken thonjtë  me akrilikë, por realiteti i bërjes së tyre nuk është i tillë. Blogerja e bukurisë, Amelia Perrin ka zbuluar të vërtet...

17:55

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI