Flash

Hurriyet shpjegon pse e kërcënoi Erdogani-Haradinajn

Lapsi.al 1 April 2018
Hurriyet shpjegon pse e kërcënoi Erdogani-Haradinajn

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shpërtheu ndaj kryeministrit kosovar ditën e djeshme për kritikimin që ky i fundit i bëri deportimeve të fshehta të gjashtë burrave turq, të cilët për Ankaranë janë terroristë të lidhur me rrjetin tashmë të jashtëligjshëm të predikuesit islamik me vendndodhje në SHBA, Fetullah Gylen.

Erdogan tha se ishte ‘i pikëlluar’ që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e tij të inteligjencës më 30 mars për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova pa lejen e tij.

Këto dëbime janë kritikuar nga grupet e të drejtave në Kosovë, por edhe jashtë saj.

“Që kur ke filluar të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shteti kundër Republikës së Turqisë?” – u shpreh Erdogan, duke u zotuar se Haradinaj do të ‘paguante çmimin’.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, – vijoi më tej kreu i shtetit turk.

Këta gjashtë turq që u dëbuan nga Kosova punonin në shkolla dhe klinika të mbështetura nga lëvizja e Gylen, e cila njihet nga autoritetet turke si organizata terroriste FETO. Autoritetet turke bëjnë këtë organizatë përgjegjëse për orkestrimin e grushtit të shtetit të korrikut 2016 në Turqi, ku 250 persona humbën jetën, ndërsa 2200 të tjerë u plagosën, shkruan hurryiet.

Lëvizja e Gylenit ka qenë dikur aleate e ngushtë e qeverisë, por Ankaraja e akuzon tani këtë lëvizje se po drejton një fushatë të gjatë me qëllim përmbysjen e shtetit nëpërmjet inflitrimit të institucioneve shtetërore, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016, e cila është ende në fuqi, shkruan hurriyet. Më shumë se 38 mijë njerëz të akuzuar për lidhje me Gylenin tani janë prapa hekurave. 110 mijë nëpunës publikë janë shkarkuar nga puna. Shumë prej tyre distancojnë veten nga grushti i shtetit.

Pesë mësues dhe një mjek turk u dëbuan nga Kosova për lidhjet e dyshuara me Gylen në një operacion të përbashkët nga shërbimet e inteligjencës së Kosovës dhe Turqisë.

Sipas mediave kosovare, familjarët e të dëbuarve kanë kontaktuar me këta të fundit me telefon. Ata ndodhen në një burg të sigurisë së lartë në Stamboll.

Haradinaj, më 30 mars thirri Këshillin e Sigurisë së Kosovës, duke i kërkuar institucioneve të bëjnë një hetim të hollësishëm mbi operacionin sekret.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) raportoi se ‘e vetmja aryse pse këta qytetarë turq u deportuan lidhet me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilat sipas AKI, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës’.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI