Flash

Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

Lapsi.al 31 March 2018
Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në

Sot, pas vitesh drejtimi si një kryeministër i majtë, Edi Rama u kujtua të interesohet për pronën e përbashkët. Pasi protestuesit e Rrugës së Kombit i vunë flakën pikës arbitrare të mbledhjes së taksave, pasi ata zbythën policinë dhe shakatërruan atë monument simbol të një pushteti që drejton vendin sipas interesave të oligarkëve, kryeministri vendosi të përgjërohet për një pasuri që na përket të gjithëve, në një përpjekje të dëshpëruar për të kundërvendosur protestuesit me pjesën tjetër të popullsisë.

Lexo më tej:

Zjarr dhe dhunë në Rrugën e Kombit, Rama u tregon dajakun protestuesve: Do marrin përgjigjen e merituar

Por në fakt pozicionimi i Ramës në mos është i gabuar është krejtësisht i rremë.

Sepse ata që hodhën gurë dhe ndezën flakë këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, nuk janë shkatërruesit, por mbrojtësit e parë të pronës së përbashkët. Ata nuk janë njerëzit “që do të marrin përgjigjen e merituar” pasi guxuan të shkatërrojnë, por ata janë pionierët e një lëvizjeje që duhet t’i thotë ndal grabitjes që një grusht njerzëish i bëjnë pjesë më të madhe të shqiptarëve. Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t'i vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t'u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijravjeçare të vendit.

Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin. Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë.

©Lapsi.al  

Lexo më tej:

Bie taksa në Rrugën e Kombit, protestuesit bëjnë shkrumb e hi kabinat e koncensionarit

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI