Flash

'Bie' taksa në Rrugën e Kombit, protestuesit bëjnë shkrumb e hi kabinat e koncensionarit

Lapsi.al 31 March 2018
'Bie' taksa në Rrugën e Kombit, protestuesit bëjnë

Mijëra banorë të qarkut Kukës, por edhe të ardhur nga Kosova kanë protestuar sot në Rrugën e Kombit, për të kundërshtuar tarifën prej 5 Euro të vendosur nga qeveria dhe kompania koncensionare. Protesta e nisur në orën 11:00  ishte njoftuar si protestë paqësore prej pushtetit vendor, por më pas degjeneroi në dhunë dhe akte të tjera vandale. Protestuesit hodhën gure në drejtim të policisë dhe më pas nisën shkatërrimin e kabinave të ngritura për të mbledhur tarifën, madje duke i vënë edhe flakën. Pas disa minutash përplasje, policia u tërhoq duke u lënë hapësirë protestuesve të shfrynin zemërimin e tyre.

"Na kanë vënë litarin në fyt. Të heqin traun. Të hiqet trau direkt. Policia na qëlloi me shkopinj gome", tha një prej protestuesve. Banorët kudnërshtojnë të paguajnë tarifën për atë rrugë, për të cilën thonë se kanë paguar disa herë më parë, duke kujtuar këtu edhe taksën ‘Majko’ në fillim të viteve 2000. Nga protesta raportohet se ka të lënduar nga radhët e policisë dhe banorëve.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se do të ketë tarifë më të ulët për banorët e Kukësit, por jo përjashtim. Zyrtarisht edhe qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar taksën, duke thënë se ajo pengon tregtinë dhe zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

©LAPSI.al 

https://www.youtube.com/watch?v=3jCpLhgM9yw

[video width="720" height="486" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/03/Untitled-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI