Flash

Gjykata hedh poshtë zgjedhjet në FSHF, mesazhi që Fino i dërgon tani Dukës

Lapsi.al 30 March 2018
Gjykata hedh poshtë zgjedhjet në FSHF, mesazhi që Fino i

Ish-kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet për presidentin e këtij institucioni duke mos e pranuar fitoren e Armand Dukës.

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të regjistrojë zgjedhjet duke konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt. Gjykata e Tiranës vendosi të mos regjistrojë as vendimet për kreun e FSHF-së dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Tani Bashkim Fino thotë këto shkelje ai i konstatoi që gjatë procesit.

“Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk kanë për të pasur më sukses me metoda të paligjshme. Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Për një futboll të pastër dhe të drejtë!” - thuhet në reagimin e Finos. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Brazili hakmerret ndaj Gjermanisë

Miqësorja mes Brazilit dhe Gjermanisë në Berlin u mbyll me fitoren minimale 0-1 të miqve. Goli për “Selecaon” u shënua në pjesën e parë nga Gabriel Jesus, në mi...

22:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI