Flash

FSHF sqaron vendimin e gjykatës: Përse nuk u pranua rizgjedhja e Dukës

Lapsi.al 30 March 2018
FSHF sqaron vendimin e gjykatës: Përse nuk u pranua rizgjedhja e

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar edhe arsyet e mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve të Asamblesë së institucionit më të rëndësishëm futbollistik, ku Armand Duka u rikonfirmua me një mandat të katërt.

FSHF sqaron se Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF, po se ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata.

“Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, - theksohet në reagimin e FSHF. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjykata hedh poshtë zgjedhjet në FSHF, mesazhi që Fino i dërgon tani Dukës

Të këshilluara

VIDEO/ Brazili hakmerret ndaj Gjermanisë

Miqësorja mes Brazilit dhe Gjermanisë në Berlin u mbyll me fitoren minimale 0-1 të miqve. Goli për “Selecaon” u shënua në pjesën e parë nga Gabriel Jesus, në mi...

22:06

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI