Flash

Dënimi/ UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vjet

Lapsi.al 29 March 2018
Dënimi/ UEFA përjashton Skënderbeun për 10 vjet

Ajo që ishte paralajmëruar më herët tashmë është realitet. UEFA, institucioni më i lartë i futbollit ka përjashtuar ekipin korçar të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane pas një vendimi të gjyqtarëve Partl Thomas nga Austria dhe dy zëvendësve e tij, Berzi Sandor nga Hungaria dhe Hansen Jim Stjerne nga Danimarka te cilete ishin pjese e Komisionit të  Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA.

Përveç 10 viteve mungesë në Europë, ekipi që renditet i pari në Superligë, ka marrë një gjobë të majme prej 1 milion eurosh.

Vendimi është marrë më datë 21 mars dhe mësohet se Skënderbeu ka afat 60 ditë të kundërshtojë vendimin e UEFA. Që në mes të shkurtit të këtij viti nje rapor i UEFA kishte sugjeruar ta dënonte Skënderbeun me 10 vite pezullim nga kompeticionet e kësaj të fundit dhe 1 milion euro gjobë. Ai përmendte një numër të madh ndeshjesh të trukuara. Bëhej fjalë për ndeshje të luajtura në raundet kualikuese të Champions League, Europa League, si dhe në Kupë e në kampionatin shqiptar duke filluar që nga viti 2009-2010 deri në ndeshjet e këtij viti.

Ndeshjet që ngritën më shumë dyshime, sipas raportit të inspektorëve të UEFA-s, janë ato të zhvilluara në fazën kualikuese të Champions League dhe Europa League në vitin 2015, që cilësohen edhe provat më të forta që mund të rrënojnë Skënderbeun, sipas raportit të inspektorëve të UEFA-s. në këtë skandal, sipas UEFA-s, janë të përfshirë që nga futbollistët tek presidentët e klubit dhe ish-ministri Ridvan Bode.

Pas marrjes së vendimit presidenti aktual i korçarëve ka thënë për panorama sport: “Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsit këtë sezon”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI