Flash

Taksë në Rrugën e Kombit/ Argumentat pro dhe kundër në parlament

Lapsi.al 29 March 2018
Taksë në Rrugën e Kombit/ Argumentat pro dhe

Përballë irritimit që shkaktoi në të dy anët e kufirit tarifa 10 euro në Rrugën e Kombit (5 në vajtje dhe 5 në kthim), Edi Rama rreshtoi përballë opozitës dhe opinionit publik një sërë arsyesh se përse duhet paguar për mirëmbajtjen.

“S’ka 1 mijë rrugë për rrugët. Vetëm 2 rrugë ka. Ose për mirëmbajtje e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit” tha Rama, që tregoi se pse zgjodhi taksën për mirëmbajtjen e rrugës.

1) Tarifa për mirëmbajtje do të vendosej edhe nga Berisha në vitin 2010, ishte argumenti i parë i kryeministrit Rama që e shpërndau përgjegjësinë edhe tek LSI.

“Vendimi për të vendosur tarifë për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën ën vitin 2010 se pikërisht në 2010, kryeministri i kohës mori inciativën për të hapur këtë proces dhe tha publikisht atë që sot e mohon “ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot” sepse pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks.

Një rrugë që i ka kushtuar shqiptarëve 1.4 miliardë, procesi dështoi se nuk u ndërtua siç duhet dhe në fund nuk u paraqit asnjeri. Ne e rimorëm procesin qysh në vitin 2014 me urdhrin e nxjerrë nga Haxhinasto dhe me fillimin e një pune që ka marrë dy vite kohë me ekspertizë ndërkombëtare. Nuk ka pasur debate”

2) Kryeministri përmendi dëmtimet e shumta në rrugë dhe investimet që duhet të bëjë kompania konçensionare me paratë e tarifës për udhëtarët. Sipas Ramës do të investohen 45 milion euro vetëm në 4 vitet e para, ndërsa kostoja totale shkon deri në 160 milion euro

“Në segmentin Milot Rrëshen mbetet pa dublim në 25.6 kilometra. Në segmentin e dytë nuk ka masa mbrojtëse për rrëshqitjet e skarpateve, në Kalimash Morinë nuk janë mbaruar urat dhe kjo kërkon 200 milion euro, pa llogaritur dëmet gjatë viteve dhe kostoja e mirëmbajtjes rutinë e tunelit, shkon 5.3 milion euro”

Tabela/ Taksa e Rrugës së Kombit më e larta në Europë

Si vidhen qytetarët me kursin e këmbimit në taksën e Rrugës së Kombit

3) Por pse është kaq e lartë tarifa prej 10 euro? Sipas Ramës, llogaritja u bë në bazë të fluksit të qarkullimit.

“Tarifat variojnë, varet nga nevojat e mirëmbajtjes. është një rrugë, aks strategjik që ka trafik të limituar në pjesën mëtë madhe të kohës dhe ka një trafik më intensiv në një pjesë tjetër të vitit, por mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm”

Skandali/ Taksa e Rrugës së Kombit u 4-fishua, konsulenti propozoi 1 euro për 100 km, qeveria e bëri 4.2

4) Rama krahasoi pagesat e udhëtarëve në rrugë të tjera të rajonit, kur përmendi pagesa të përafërta për segmente më të shkurtra rrugësh në Greqi, Maqedoni, Serbi apo Kroaci.

“Në Maqedoni prej shumë vitesh variojnë pagesat nga 0.5 në 5.5 euro gjithmonë në varësi të akseve dhe të nr të përdoruesve, në Malin e Zi vetëm një tunel që shkurton rrugën nga Podgorica në Ulqin 2.5 euro, nëse një pagesë 4.5 euro vetëm në segmentin e Tivarit, Greqi ska autostradë pa pagesë nga 3 deri në 14 euro, në Serbi pagesa varion 1.5 deri 6 euro dhe kështu me radhë për të arritur Plloçë-Dubrovnik-Zagreb që paguan 35 euro, është e qartë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe të çuditshme”

Opozita nuk pranoi asnjë nga argumentat e kryeministrit. Duke e cituar fjalët e Edi Ramës se mirëmbajtja e rrugës do paguhet "ose nga përdoruesit ose nga të gjithë taksapaguesit", Lulzim Basha tha se qeveria po i takson dyfish qytetarët. Sipas Bashës, qeveria po ia merr paratë shqiptarëve një herë në taksën e qarkullimit (310 lekë për litër) dhe njëherë përmes tarifës në konçensionin e Rrugës së Kombit.

1) Basha citoi ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani që në një relacion kishte përmendur faktin se për mirëmbajtjen e rrugëve, shqiptarët paguajnë taksën e qarkullimit.

“Relacioni i Ministrit të Finacave Shkëlqim Cani kur bëri rritjen e dytë. “Një tjetër masë fiskale është taksa e qarkullimit, rritet me 10 lek, siç jemi të njohur. Litri, taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoil-in, kuptohet se synimi është mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimi i sigurisë rrugore.

Pra, Ministri yt i Financave, të nxjerr edhe një herë dopjogënjeshtar. Sepse, i pari që të nxori gënjeshtar këtu para çdo shqiptari, ishte vetë, shkëlqesia e tij Edi Rama. E the vetë more zotëri, ose paguajnë taksapaguesit, ose paguajnë përdoruesit. Në Shqipëri paguajnë përdoruesit. Dhe nuk e kam fjalën për taksën e regjistrimit të automjeteve me të cilën e ngatërron zotrote, se aq di, çfarë të bëjmë..."

2) Përmes taksës së qarkullimit, shqiptarët paguajnë 120 milionë euro tha Basha, dhe për këtë arsye karburantet shqiptare janë më të shtrenjtat në rajon.

“Ti u merr shqiptarëve 120 milionë shtesë taksë qarkullimi nga benzina dhe nga nafta që e ke bërë më të shtrenjtën në Ballkan dhe pastaj iu thua hajde të paguash edhe traun e “Rrugës së Kombit”, po kështu është ndërtuar me para publike. Ja pra, këto janë gënjeshtrat nga të cilat nuk ikën dot. Tarifa e rrugës së kombit është pasqyrë në të cilën është zhytur qeveria jote. Për të cilën OKB-ja para dy javësh të ka thënë se je një ndër qeveritë më të korruptuara të globit dhe të ka renditur mes qeverive të Afrikës ekuadoriale”

Ndërkohë, ish kryeministri Berisha hodhi poshtë paralelizmit që i bëri Rama se taksa do të vendosej edhe gjatë qeverisjes së tij. Berisha tha se ishte tërhequr nga nisma për një tarifë që do ta paguanin udhëtarët, pasi kishte folur me ish ministrin Sokol Olldashi.

"Bëmë të gjitha studimet, nuk ka asgjë të fshehtë, por pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen? Në asnjë mënyrë. Por të caktosh 5 milion dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë kilometra në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend.

Kthehemi tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, e them jam kam qenë dhe mbetem që mirëmbajtja t’u jipet kompanive private që kanë fuqi më të madhe. Por ne do t’i jepnim konçensionarit, siç ndani ju paratë me ndrikull Nushin, ne do jepnim paratë për të mirëmbajtur Rrurgën e Kombit, Tiranë-Durrës, Fier-Vlorë dhe me radhë. Ky ishte drejtimi i politikës tonë. Ata që duan të fshihen si mi pas shpatullave të mia, i pyes, pse nuk e vura unë?

Pse? Bashkë me ministrin ramë dakort që kjo nuk do ishte me tarifë. As është dhënë kurrë dhe nuk do jepej kurrë. Se po të ishte dhënë, do ishte bërë. Asgjë nuk më pengonte mua. Duhej kaluar në variantin tjetër" u shpreh Berisha në parlament.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI