Flash

Në rritje tensionet SHBA-Rusi/ Uashingtoni refuzon vizat e sportistëve rusë

Lapsi.al 29 March 2018
Në rritje tensionet SHBA-Rusi/ Uashingtoni refuzon vizat e sportistëve

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Uashingtoni po përpiqet të ndalojë sportistët rusë që të marrin pjesë në botërorin e ardhshëm të Mundjes.

Sipas kësaj ministrie, ambasade amerikane në Moskë ka refuzuar të marrë në intervista për viza ekipin rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se ky veprim i SHBA-ve paraqet 'diskriminim të hapur dhe direkt' kundër Rusisë.

“Është qartësisht e pamundur të mbahen më gara ndërkombëtare në territorin amerikan. Jemi jashtëzakonisht të indinjuar”, tha Zakharova.

Rusia ka urdhëruar SHBA-në, vitin e kaluar, të zvogëlojë stafin diplomatik për dy të tretat, në përgjigje të një urdhri amerikan për Moskën që kjo e fundit të zvogëlojë stafin diplomatik në SHBA.

Vetëm tre ditë më parë SHBA dëboi 60 zyrtarë të ambasadës ruse në Uashington në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila fajëson Moskën për helmimin e një ish-agjenti rus me shtetësi britanike në territorin e saj.

Kampionatit Botëror të Mundjes që do të zhvillohet nga data 5 deri më 9 prill në shtetin amerikan të Ajovës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI