Flash

Helmimi misterioz, përmirësohet gjendja e vajzës së ish spiunit rus

Lapsi.al 29 March 2018
Helmimi misterioz, përmirësohet gjendja e vajzës së ish

Zyrtarët e shëndetit në Britani kanë thënë se vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, Yulia nuk është më në gjendje kritike dhe është “duke u përmirësuar dukshëm”, disa javë pas sulmit me agjent nervor në Sallsbëri.

“Me kënaqësi po ju infirmoj për një përmirësim të gjendjes së Yulia Skripal. Ajo i është përgjur mirë trajtimit, mirëpo vazhdon të pranojë kujdes klinik 24 orë në ditë”, ka thënë shefja mjekësore e spitalit në Sallsbëri, Christine Blanshard. Skripalët janë gjetur pa ndjenja në një stol më 4 mars në qytetin britanik. Babai i saj Sergei vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, kanë thënë zyrtarët.

Përmirësimi i shëndetit të saj vjen pasi Rusia ka thënë se do të njoftojë shumë shpejt për “masat hakmarrëse” në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe disa shtete të Perëndimit.

“Masat tona do të jenë të përshtatshme. Aktualisht të njëjtat jemi duke i konsideruar dhe do t’i bëjmë publike shumë shpejt”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova më 29 mars. Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin, duke rritur tensionet diplomatike mes Moskës dhe shteteve Perëndimore./rel

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI