Flash

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA/ Reagon Federata Shqiptare e Futbollit

Lapsi.al 29 March 2018
Dënimi i Skënderbeut nga UEFA/ Reagon Federata Shqiptare e Futbollit

Pas dënimit të rëndë nga UEFA për pezullimin 10 vjet nga kompeticionet evropiane ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në një reagim të shkurtër në faqen zyrtare FSHF thotë se ky është një lajm i keq për futbollin shqiptar, por është i apelueshëm.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!” – thuhet në reagimin e FSHF-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Brazili hakmerret ndaj Gjermanisë

Miqësorja mes Brazilit dhe Gjermanisë në Berlin u mbyll me fitoren minimale 0-1 të miqve. Goli për “Selecaon” u shënua në pjesën e parë nga Gabriel Jesus, në mi...

22:06

VIDEO/ Ka gol në ndeshjen Portugali - Holandë

Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore mes Portugalisë dhe Holandës. Ishte Memhis Deepay që ka shënuar një gol për “tulipanët” nga brenda zonës në mi...

20:56

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI