Flash

Zyrtari i lartë rus: Mes diplomatëve të dëbuar kishte dhe agjentë sekretë

Lapsi.al 28 March 2018
Zyrtari i lartë rus: Mes diplomatëve të dëbuar kishte dhe

Kreu i shërbimit sekret të huaj rus, Sergei Narishkin, pranoi se ndër zyrtarët rusë që u dëbuan nga ambasadat në vendet perëndimore kishte edhe oficerë të shërbimit sekret.

Narishkin e bëri këtë deklaratë për agjencinë e lajmeve Interfax.

Narishkin shpjegoi se agjentët e përjashtuar, të cilët zyrtarisht punonin në ato vende si agjentë të shërbimit sekret të huaj rus, ishin të përkushtuar për të garantuar bashkëpunimin me shërbimet sekrete të atyre shteteve.

Rreth tridhjetë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe Shqipërinë, kanë dëbuar më shumë se njëqind diplomatë rusë në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy ditëve të fundit, pasi Londra bën përgjegjëse Moskën për helmimin me gaz nervor ushtarak të një ish-agjenti rus, Sergei Skripal, por me shtetësi britanike.

Presidentja e Senatit rus, Valentina Matviyenko, njoftoi sot se Moska do të përgjigjet “në një mënyrë simetrike”, domethënë që do të përjashtojë një numër të ngjashëm diplomatësh perëndimorë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për “presion” dhe “shantazh” në vendet perëndimore për të pranuar dëbimin e diplomatëve rusë, në hakmarrje për helmimin e ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, për të cilën Mbretëria e Bashkuar fajëson Rusinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI