Flash

Protesta e kosovarëve “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve” (VIDEO)

Lapsi.al 28 March 2018
Protesta e kosovarëve “Ruaje zot Shqipërinë prej

Taksa e vendosur për Rrugën e Kombit nga qeveria shqiptare ka filluar të kundërshtohet nga qytetarët dhe bizneset që kalojnë në këtë rrugë. Kështu, ditën e sotme tregtarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur një protestë në pikën e kalimit kufitar mes dy vendeve, duke e kundërshtuar këtë taksë.

Ata i parkuan kamionët me mbishkrime sipër në të dy anët e doganës në shenjë proteste, duke krijuar një varg prej disa km.  Mësohet se janë rreth 150 kamionë nga Kosova që po protestojnë në Morinë, duke vendosur pankarta në kamionët e tyre.

“Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, “S’po hjekim kufi, po qesim kufi” - janë disa nga pankartat e vendosura në kamion. Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave dhe mallra ushqimore .

Tregtarët e ardhur nga Kosova thanë se do kthehen bosh në vendet e punës, duke bojkotuar ngarkesat me mallra në Shqipëri. Edhe biznese të tjera të Kosovës kanë paralajmëruar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë për shkak të taksimit në "Rrugën e Kombit". Ndërkohë, në këtë pikë kalimi kufitar ka një prezencë të shtuar të forcave policore.

Po ashtu, më herët rreth 50 biznese të ndërtimit nga Kosova kanë vendosur që ta bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria Shqiptare.

Këto biznese thonë që vetëm material ndërtimor importojnë nga Shqipëria, rreth 35 milionë Euro në vit dhe Rrugën e kombit e kalojnë në vit rreth 21 mijë makina. Pas vendosjes së taksës, ku taksa për makineri të rënda është 46 Euro vajtje-ardhje, kompanitë në vit detyrohen të paguajnë rreth 1 milionë Euro më shumë.

Këtë vendim, këto kompani e quajnë si plaçkë nga Qeveria Shqiptare, ku ankesa kanë edhe për skanerin e vendosur për importuesit që përdorin si transit portin e Durrësit, për të cilin thonë që paguajnë 23 Euro, pa e përdorur fare.

Tarifat sipas kategorive dhe çmimet për kalimin në Rrugën e Kombit:

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro

Klasa 2/ Veturat – 5 Euro

Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro

Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro

Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro.

Të këshilluara

Skandali/ A po shkon Facebook drejt rrëzimit?

Është një skandal mbi privatësinë, politikën dhe përbërësin thelbësor të suksesit në biznes - besimi i publikut. Facebook po ballafaqohet në publik në një çë...

19:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI