Flash

Theresa May i shpall 'luftë' në internet Rusisë

Lapsi.al 28 March 2018
Theresa May i shpall 'luftë' në internet Rusisë

Britania e Madhe është e gatshme të ndërmarrë një “luftë” informacioni në kuadër të asaj që kryeministrja, Theresa May, e njoftoi si operacion kundër propagandës së Rusisë, Koresë së Veriut dhe kundërshtarëve të tjerë gjeopolitikë potencialë si dhe grupeve terroriste.

 

Në një intervistë të dhënë dje në mbrëmje dhe publikuar nga “Daily Telegraph”, May ka theksuar se kishte dhënë rekomandime për shërbimet sekrete, për të goditur atë që Londra e cilëson si “dezinformim” në internet.

Sipas medias, ky është një projekt që i korrespondon emrit “Doctrina Fusion”, projekt i prezantuar disa kohë më parë dhe i promovuar në samitet ushtarake dhe të shërbimeve sekrete britanike në emër të konceptit të luftës hibride.

Por, kjo pasqyrohet tashmë si një njoftim publik në sfondin e mosmarrëveshjeve me Moskën duke përfshirë këtu akuzat dhe kundërakuzat mbi helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Të këshilluara

SHBA, akuza ndaj 9 hakerave iranianë

Nëntë hakerë iranianë që punonin në emër të qeverisë iraniane, janë akuzuar nga prokurorët amerikanë për kryerjen e një fushate kibernetike një vjeçare për të v...

21:48

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI