Flash

Përgjimet "Tahiri"/ Trafikantët flasin për "kushot e ministrit"

Lapsi.al 28 March 2018
Përgjimet "Tahiri"/ Trafikantët flasin për "kushot

Përgjimet e telefonave që zbulon dosja e prokurorisë së Krimeve të Rënda për Jaeld Çelën, ish Drejtorin e Policisë së Vlorës japin një panoramë të plotë, sesi funksiononte zinxhiri i komunikimit nga kultivuesit e kanabisit deri tek drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe anasjelltas.

Në telefonatat e përgjuara dalin, që nga shqetësimi për punëtorët e parcelave e deri tek kontaktet me njerëzit e afërt të Saimir Tahirit. Dhe njeriu që i bashkon të gjitha fijet është ish Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ish polici jeton në arrati, por tabulatet e kompanisë telefonike tregojnë se komunikimi i tij shkonte në njërën anë me kultivuesit e kanabisit, në anën tjetër me njerëzit pranë ish ministrit Tahiri, më saktë me Gentian Cakën, shoferin e ish ministrit të Brendshëm dhe me Ores Sotën, mikun e tij biznesmen.

“Nga tabulatet telefonike dhe qelizat e perdoruara gjate thirrjeve telefonike, te kryera nga numrat telefonike celulare 069 88 17 152, 069 46 83 312 dhe 069 38 96 070, te rezultuar te regjistruar ne emer te shtetasit Jaeld Çela, njoftohet per komunikime te kryera me Florian Habilaj, Gentian Ceka dhe Ores t Sotën" thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk dihet se për çfarë bisedonin njerëzit e Tahirit me ish drejtorin e policisë që dilte garant për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Vlorë.

Në anën tjetër të lojës janë kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit. Bie në sy emri i Moisi Habilajt. Komunikimi i kultivuesve ka qenë intensiv nga dy ish policë të tjerë, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, të dy të shpallur në kërkim.

Janë të njohura përgjimet e dosjes italianë në peshkarexhën Fatima, kur Moisi Habilaj i mburret trafikantëve italianë sesi bashkëpunon me policët.

Përgjimet AUDIO, trafikantët: Dhuratë 15 mijë euro për Saimirin!

Krimet e Rënda zbulojnë përgjimet e kultivuesve të kanabisit. Një prej tyre, Taulant Haxhiraj flet për garancinë që i ishte dhënë nga policia, sesi ShISH kishte nisur përgjimet dhe sesi pritet një përgjigje nga "kushot e ministrit".

Dosja e plotë e Prokurorise se Krimeve te Renda e publikuar sot nga PD, mund të lexohet më poshtë:

 

Të këshilluara

Skandali/ A po shkon Facebook drejt rrëzimit?

Është një skandal mbi privatësinë, politikën dhe përbërësin thelbësor të suksesit në biznes - besimi i publikut. Facebook po ballafaqohet në publik në një çë...

19:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI