Flash

Kulla tek Presidenca/ Si e mbivendosi Rama mbi perimetrin e Gardës

Lapsi.al 28 March 2018
Kulla tek Presidenca/ Si e mbivendosi Rama mbi perimetrin e Gardës

Perimetri i sigurisë që konfirmoi Garda e Republikës përreth godinës së Presidencës në vitin 2015, doli në plan të dytë kur arkitekti italian Stefano Boeri planifikoi ngritjen e një kulle 13 katëshe, (4 kate nën tokë, 9 kate e lartë).

Lapsi.al mësoi se në vitin 2015, ishte Dhurata Meksi që iu drejtua me një kërkesë për informim gardës së Republikës në lidhje me një ndërtim të mundshëm në hapësirën që shërben për parkim pas Presidencës. Prona private kap një hapësirë prej 1788 metra katrorë dhe kulla është planifikuar nga arkitekti italian, i njohur për miqësinë e tij me kryeministrin Rama.

Tre grataçiela të reja në Tiranë. Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Ramës

Konfirmimi se kulla cënon perimetrin e sigurisë të Presidencës erdhi në dokumentin e Gardës së Republikës të siguruar nga Lapsi.al. Në përgjigjen e gardës thuhej se “Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana jonë u kontrollua shkresa me nr.21902 prot, datë 4.9.2012 e Gardës së Republikës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës në të cilën thuhet se nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës Qeveritare dhe ish Klinikës Qeveritare për shkak të sigurisë së objektit të Presidencës duhet të sigurojë një zonë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues 50 m”.

Ky dokument nuk ishte e vetmja pengesë që Edi Rama të hidhte firmën për lejen e ndërtimit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Rama nuk mori parasysh as një vendim tjetër të paraardhësit të tij, Pandeli Majko, që në Këshillin Kombëtar të Territorit kishte firmosur krejt të kundërtën.

Në vitin 1999, për një projekt të ngjashëm që kishte marrë leje në Bashkinë e Tiranës, kryeministri i atëhershëm, Pandeli Majko kishte vendosur të anullohej.

Përveç emrit të Dhurata Meksit, bashkëshorte e ish kryeministrit Aleksandër Meksi që del në kërkesën për informim drejtuar Gardës së Republikës, të dhënat e tjera janë të pakta.

Kompania që do të ndërtojë kullën është Invest Society shpk. Në projektin e Stefano Boerit, arkitektit të preferuar të Edi Ramës parashikohet që hapësira ku shtrihet godina të jetë 859 metra katrorë për katër katet e parkingut, 705 metra katrorë në një kat për zyra dhe 865 metra katrorë apartamente në tetë katet e tjera.

Në total, në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë do të jenë 3436 metra katrorë parkingje dhe 7465 metra katrorë zyra dhe apartamente.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI