Flash

Gjërat që çdo femër duhet ti dijë rreth seksit

Lapsi.al 28 March 2018
Gjërat që çdo femër duhet ti dijë rreth seksit

Ekspertja e marrëdhënieve seksuale, Tracey Cox, e ka përpiluar një listë prej 50 gjërave që duhet ti dini në shtrat.

“Entuziazmi është i paçmueshëm dhe nëse ai nuk ju puthë gjatë seksit, ai është i padobishëm në shtrat”, thotë ajo.

Tracey gjithashtu këshillon që të mos bëni treshe me personin që e dashuroni.

Më poshtë ista e 21 gjërave që çdo femër duhet ti dijë rreth seksit, listë e cila është përpiluar nga ekspertja e seksit, Tracey Cox.

1) Orgazmën e parë do ta arrini vetë. Vetëm pak nga ne janë me fat që ta fillojnë jetën e tyre seksuale me një dashnor i cili duron shumë dhe është i aftë të na mësojë për trupin tonë.

2) Orgazma më e shpejtë arrihet përmes vibratorit, kjo është edhe arsyeja pse shumë femra po e përdorin atë.

3) Është gënjeshtër ‘miti’ se ti bëhesh e varur nga vibratori.

4) Vetëm 25% të femrave mund të arrijnë orgazmën përmes marrëdhënieve seksuale.

5) Gjithsecili mund të jetë i mirë në shtrat, por ju duhet të mësoni gjithçka rreth partnerit tuaj, të eksperimentoni gjëra të reja, të jeni të gatshëm të jepni e të merrni etj.

6) Nëse ai dëshiron të provoj diçka të re në shtrat, kjo nuk do të thotë që ti je e mërzitshme.

7) Mos e përzini epshin me dashurinë pasi që mund të ju shkaktoj shumë.

8) Ekziston edhe seksi oral i keq, dhe jo të gjithë meshkujt e adhurojnë seksin oral.

9) Zakonisht është më lehtë ta arrini orgazmën vetë sesa me parterin tuaj, e sidomos nëse e keni një partner të ri.

10) Nëse jeni duke gënjyer që jeni duke përjetuar kënaqësi në seks, kjo më së lehti vërehet në fillim të seksit.

11) Të gjithë meshkujt shikojnë filma pornografik, por edhe shumica e femrave shikojnë prandaj nuk është ndonjë çudi e madhe.

12) Mos u brengosni për peshën tuaj e sidomos nëse jeni me një partner i cili ju do

13) Meshkujt ndihen më mirë kur ju e inicioni seksin, dhe gjithçka filloni e para, kjo ju bën juve të keni më shumë pushtet dhe meshkujt joshen nga kjo.

14) Meshkujt kanë probleme me ereksionin, e kjo për shkak të moshës, alkoolit, stresit etj.

15) Disa meshkuj lypin seks edhe pse çfarë në të vërtetë kërkojnë është dashuri.

16) Gojët janë të mira për gjithçka, por ta përdorësh atë për ti treguar partnerit se çfarë të pëlqen e çfarë jo, është mënyra më e mirë për ta përdorur atë.

17) Aq më shumë seks që bëni, aq më shumë seks do të dëshironi të keni.

18) Është në rregull të ndaloni së bëri seks herë pas here.

19) Fëmijët ua ‘prishin’ jetën seksuale, por ju mund ta riktheni atë kur ata i mbushin 2 vjeç.

20) Nëse ju flisni për problemet tuaja të seksit, atëherë ju gjithnjë do ti zgjidhni ato.

21) Nëse ju ndiheni keq pas seksit, atëherë ju jeni duke bërë seks me personin e gabuar.

Të këshilluara

Gabimet e meshkujve në shtrat

Meshkujt mendojnë se ata janë shumë të mirë në shtrat dhe i kënaqin femrat e tyre, por ja që nuk është ashtu. Femrat shpesh akuzohen se ato nuk dinë se çfarë...

15:16

Pse djersijmë kur flemë gjumë

Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë gjumë jo gjatë aktiviteteve të tjera, është një çështje që na prek të gjithëve. Disa ngaarsyet mund të jenë të njohu...

16:10

Sërish ndryshime në "Instagram"

Përdoruesit e Instagramit nuk e mirëpritën ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke hequr rendin kronologjik të postimeve në favor të promov...

12:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI