Flash

Përsëri probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Lapsi.al 27 March 2018
Përsëri probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër

Lodhja muskulore në këmbë do t’ia pamundësojë Lionel Messit paraqitjen edhe në ndeshjen tjetër miqësore të Argjentinës, sonte kundër Spanjës në Madrid.

Edhe pse i kishte kompletuar dy seanca stërvitore të dielën dhe të hënën pa asnjë problem, problemi i ngjashëm i është shfaqur atij përsëri të hënën mbrëma, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Express. Edhe pse Messit do t’i jepet rasti deri në momentet e fundit të vendosë nëse do të luajë, është e qartë se kapiteni i Argjentinës nuk do t’ia dalë. Messi ka pasur për qëllim të luajë sonte kundër Spanjës. “Ideja është të luajë kundër Spanjës”, tha mbrëmë Messi për Fox Sports. “Më thanë të vendosja nëse doja të luaja kundër Italisë dhe nuk e bëra, por tani kam stërvitur normalisht. Jam ndier mirë, prandaj shpresoj të luaj”, shtoi ai. Por, dëshira e mijëra adhuruese për ta parë atë nuk do të përmbushet, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”. Vetëm nëse ndodh ndonjë befasi e madhe në momentet e fundit, se Messi nuk do të luajë në Madrid.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI