Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Mbërrin në Shqipëri “revolucioni” Audi 8

Lapsi.al 27 March 2018
Mbërrin në Shqipëri “revolucioni” Audi 8

Audi i ri A8, produkti më i fundit i teknologjise Gjermane, ka mbërritur më në fund në Tiranë. Kompania Porsche Albania prezantoi këtë fillim jave, fjalën e funditë të teknologjisë Gjermane në segmentin Premium, Audin e ri A8.

Modeli i ri Audi A8 bën të prekshme sot atë që do të sjellë e nesërmja në kategorinë e makinave të luksit. Ai vjen në gjeneratën e tij të katërt me një linjë të re dizajni, me një koncept krejtësisht të ri operativ, me shumë funksione autonome dhe një hap para në lidhje me temën më të diskutuar të momentit, "elektrifikimin". Mund të thuhet pa hezitim se Audi A8 i ri është makina e parë në botë, e konceptuar dhe e zhvilluar për një udhëtim pjesërisht të automatizuar.

Në sallonin e Porche Albania në autostradë prezantimi i kësaj veture lluksi iu besua një profesionisti në fushën e dizajnit, Dr. Ledian Bregasi-t, Dekani në fakultetin e arkitekturës dhe dizajnit ne universitetin Polis si edhe Drejtor i Unionit të Arkitektëve të Shqipërisë.

"Një gamë e gjërë modelesh ku përfshihen edhe makinat elektrike me pavarësi deri në 600 km, do të jenë pjesë e ofertës Audi në këto dy vite" tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Z. Gentian Bushati.

Modeli i ri Audi A8 bën të prekshme sot atë që do të sjellë e nesërmja në kategorinë e makinave të luksit. Ai vjen në gjeneratën e tij të katërt me një linjë të re dizajni, me një koncept krejtësisht të ri operativ, me shumë funksione autonome dhe një hap para në lidhje me temën më të diskutuar të momentit, "elektrifikimin". Mund të thuhet pa hezitim se Audi A8 iri është makina e parë në botë, e konceptuar dhe e zhvilluar për një udhëtim pjesërisht të automatizuar.

Çfarë sjell të re Audi 8

Dizajni - Dizajni i jashtëm i Audi A8 shënon fillimin e një epoke të re për të gjithë markën. Pjesa ballore me grilën e saj të gjerë, dizajni muskuloz itrupit dhe pjesa e prapme me shiritin e plotë të dritës, rrezatojnë një prezencë të fuqishme. Në versionin standart gjatësia është rritur me 3,7 cm duke shkuar në 5,17 metra, në versionin e gjatë distanca aksiale rritet me 13 centimetra duke shkuar në 5,30 metra. Silueta anesore nuk e fsheh ngjashmerine me nje kupe sportive. Qetësia dhe format e reduktuara janë bazat mbi të cilat janë orientuar vlerat estetike të modelit më të rëndësishëm të Audi-t. Elemente te kudondodhur si parafangot e dala citojne trashegimine "Quattro". Ndricimi inovativ OLED krijon grafika precise dhe te dallueshme nga larg.

Sistemet e asistences në rrugë - Drejtimi itë katër rrotave, butoni Audi AI (Artificial Intelligence), amortizim aktiv, platforma elektronike e shasisë dhe shumë risi të tjera dëshmojnë përfshirjen e prodhuesit për të rikonceptuar në çdo aspekt ndërtimin dhe përsosjen e modelit më simbolik të markës. Teknologjitë revolucionare dhe sistemet e kontrollit e bëjnë atë më komforte, sportive dhe të sigurt.

Përtej shikimit - Audi A8 sheh edhe ato qe syte tuaj jo gjithmone i vënë re. Nese jeni duke dalë nga një rrugicë e ngushtë dhe pa fushëpamje, kamerat ju mundësojne pamjet e pamundura për tu pare nga pozicioni juaj. Nese konstatohet nje rrezik përplasjeje me nje kalimtar apo mjet tjeter, A8 merr përsipër frenimin autonom. Sipas te njejtit parim, kur konstatohet nje përplasje e pashmangshme anesore, makina ne te dhjetat e sekondes, ngrihet 8 cm ne krahun qe do te pesoje goditjen. Si rezultat, përplasja ndodh me pjesën më rezistente të makinës, duke reduktuar me 50 përqind rrezikun për jetën e pasagjerëve.

Teknologjia e re "active suspension" i bën të pandjeshme për pasagjerët pothuaj të gjitha efektet e shkaktuara nga defektet e rrugës. Nje kamera "vezhgon" paraprakisht rrugen ku do të kaloje makina, kalkulon reagimin e secilit nga amortizatoret dhe me anë të aktuatorëve elektrikë rritet ose zvogëlohet ngarkesa individualisht në çdo rrotë. Karakteristikat variojnë nga rrotullimi ibutë injë sedani luksoz në dinamikën e një veture sportive.

Drejtimi i të katër rrotave rrit stabilitetin gjatë kthesës në shpejtësi, duke zvogëluar me një metër diametrin e kthimit në vend.

Me AI traffic jam pilot, Audi prezanton për të parën herë një sistem pilotimi automatik që arrin nivelin 3. Me ndihmen e sensoreve me ultratinguj, kamera dhe skanim laser, sistemi mund të marrë përsipër kontrollin e makinës në autostradë apo rrugë ndërqytetase në momente trafiku deri në 60km/orë, duke startuar nga vendi, përshpejtuar drejtuar dhe frenuar brenda korsisë përkatëse.

Në ndryshim nga niveli 2, shoferi nuk ka nevojë të monitorojë makinën. Mjafton të shtypë butonin AI, të heqë këmbën nga gazi dhe duart nga timoni dhe t'ia besojë punën e tij makinës, e cila merr përsipër jo vetëm guidën por edhe vlerësimin dhe shmangien e rreziqeve të mundshme. Sistemi zbaton gjithçka në mënyrë të pagabueshme, duke respektuar të gjitha shenjat dhe rregullat e qarkullimit.

Të këshilluara

Pse djersijmë kur flemë gjumë

Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë gjumë jo gjatë aktiviteteve të tjera, është një çështje që na prek të gjithëve. Disa ngaarsyet mund të jenë të njohu...

16:10

Sërish ndryshime në "Instagram"

Përdoruesit e Instagramit nuk e mirëpritën ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke hequr rendin kronologjik të postimeve në favor të promov...

12:48

Si ndryshon jeta seksuale pas të 30-tave

Jeta seksuale zë një vend të rëndësishëm në jetën e secilit. Në moshën 30-vjeçare do keni mundësinë të arrini kulmin tuaj seksual. Ja pse jeta juaj seksu...

18:08

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI