Flash

Helmimi i agjentit, edhe NATO dëbon 7 diplomatë rusë

Lapsi.al 27 March 2018
Helmimi i agjentit, edhe NATO dëbon 7 diplomatë rusë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do të dëbojë shtatë anëtarë të stafit nga misioni i Rusisë, në përgjigje të helmimit të ish-spiunit rus në Britani. Duke e quajtur si “ndërhyrje të pamatur në normën ndërkombëtare” sulmin me agjent nervor, Stoltenberg gjithashtu ka njoftuar se nuk ka miratuar akreditimin e tri anëtarëve të stafit, duke e zvogëluar në 20 numrin e të punësuarve në misionin rus. Ky vendim vjen pasi qeveritë e 22 shteteve nga e mbarë bota kanë dëbuar të paktën 116 diplomatë rusë, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor, në qytetin britanik Salisbury.

Britania ka përshëndetur dëbimin masiv të spiunëve të dyshuar rusë në mbarë botë, duke e quajtur këtë veprim si “pikë e kthesës”.

Moska ka akuzuar Uashingtonin se ka bërë presion “kolosal” mbi aleatët në dëbimin e diplomatëve dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Britania thotë se Moska qëndron prapa sulmit të Sergei dhe Yulia Skripal, të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident.

Të këshilluara

SHBA, akuza ndaj 9 hakerave iranianë

Nëntë hakerë iranianë që punonin në emër të qeverisë iraniane, janë akuzuar nga prokurorët amerikanë për kryerjen e një fushate kibernetike një vjeçare për të v...

21:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI