Flash

U arrestua për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit, del para gjykatës ish-presidenti i Katalonjës

Lapsi.al 26 March 2018
U arrestua për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit, del para gjykatës

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont pritet të paraqitet sot përpara një gjykate gjermane pas arrestimit të tij të dielën, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Gjykata do të vendosë nëse ai duhet të mbetet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit.

Arrestimi i tij në Gjermani shkaktoi një valë protestash në Katalonjë, ku mijëra separatistë u përballën me policinë.

Të premten Gjykata e Lartë spanjolle vendosi që 25 udhëheqës të Katalonjës të gjykohen për rebelim, përvetësim dhe mosbindje ndaj shtetit. Gjykata lëshoi gjithashtu urdhër-arresti ndërkombëtar për Carles Puigdemont-in dhe katër politikanë të tjerë të cilët ndodhen në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë dhe Skoci, shkruan VOA.

Të këshilluara

SHBA, akuza ndaj 9 hakerave iranianë

Nëntë hakerë iranianë që punonin në emër të qeverisë iraniane, janë akuzuar nga prokurorët amerikanë për kryerjen e një fushate kibernetike një vjeçare për të v...

21:48

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI