Flash

Reagon Vuçiç pas arrestimit të zyrtarit serb: Shqiptarët janë terroristë!

Lapsi.al 26 March 2018
Reagon Vuçiç pas arrestimit të zyrtarit serb: Shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i quajti shqiptarët terroristë në reagimin e tij të parë lidhur me arrestimin në Mitorvicë të Marko Gjuriç, drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë serbe.

“Këto terroristë të mjerë kapën Marko Gjuriç, e tërhoqën atë përgjatë rrugëve të Prishtinës. Çdokush që ndikoi në rrëmbimin e Marko Gjuriç do t'u përgjigjet autoriteteve serbe”, - tha Vuçiç.

“Sot ishte një ditë e vështirë për ne, terroristët shqiptarë donin të tregonin fuqinë e tyre. Ata e treguan këtë. Ne do të ruajmë popullin tonë” – tha Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë në Beograd.

Gjithsesi Vuçiç bëri edhe apel për qetësi duke i kërkuar popullit serb në Kosovë të qëndrojë i qetë.

“Terroristët s’do të guxojnë t’u bëjnë asgjë”, - ka thënë Vuçiç duke shtuar se: “Serbia kurrë nuk do të provokojë kënd”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI